KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova në dhjetor aplikon për anëtarësim në Bashkimin Evropian
Politikë

Kosova në dhjetor aplikon për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Kosova News
Kosova News 15:41 -30/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Brenda muajit dhjetor Kosova pritet të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kështu kanë bërë të ditur nga Qeveria e Kosovës. Ndërkohë, në lidhje me atë nëse është momenti i duhur për aplikim për anëtarësim për në BE ka zëra pro dhe kundër, nga njohës të diplomacisë dhe proceseve eurointegruese.

Pas aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, më 12 maj, këtë vit Kosova synon të aplikojë edhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Aplikimi pritet të bëhet gjatë dhjetorit, ka treguar për Radio Kosovën Klisman Kadiu, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

“Si Qeveri, kemi filluar përgatitjet për ta dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si hap i parë, e me synim marrjen e statusit të vendit kandidat. Aplikimi do të dorëzohet këtë vit, brenda muajit dhjetor. Ndërkohë, në fund të muajit gusht, është themeluar edhe Komisioni Ekzekutiv, i cili po merret me përgatitjet e këtij aplikimi. Qeveria po ndërmerr të gjithë hapat e nevojshme në informimin e aleatëve dhe Presidencës Çeke të BE-së, për objektivin për të aplikuar”, ka thënë Kadiu në një përgjigje me shkrim.

Në lidhje me atë nëse është ose jo momenti i duhur për aplikim për anëtarësim në BE, ka mendime të ndryshme.

- Reklamë -

Nezir Kraki, profesor në njërin nga universitetet e Parisit, në një prononcim për Radio Kosovën, thotë se aplikimi eventual deri në fundvit nuk është i parakohshëm.

“Nuk ka kohë që përcaktohet për aplikim. Nuk mund të identifikohet momenti kështu në kohë. Kosova duhet të aplikojë me këtë strukturë, me këtë organizim kushtetues, për statusin e vendit kandidat. BE e ka ideuar një MSA për Kosovën. Serbia dhe Kosova i kanë veçantitë dhe paqartësitë e tyre. Por, Kosova definitivisht mund ta vazhdojë rrugëtimin e saj, duke deponuar kërkesën për vend kandidat në BE dhe të kërkojë sqarim për njohje nga pesë vendet që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës”, tha Kraki.

Nga ana e tij, profesori universitar, Arben Fetoshi, thotë se ndonëse Kosova ka të drejtë në përpjekjet për të fituar statusin e vendit kandidat për në BE, përpjekjet e qeverisë për këtë janë të parakohshme. 

“Në aplikimin eventual për statusin e vendit kandidat për BE, Kosova duhet të tregohet e vëmendshme që të mos refuzohemi. Mendoj se institucionet duhet të përgatiten fort dhe t’i kushtojnë rëndësi maksimale garantimit të procesit që do të çonte në pranimin e kërkesës dhe në dhënien e statusit të kandidatit për Kosovën, e pastaj të përcaktojë kohën se kur do të bëjë këtë aplikim”, tha Fetoshi.

Që nga viti 2003, kur vendeve të Ballkanit Perëndimor u është premtuar perspektiva evropiane, Kosova është vendi i vetëm që nuk ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu lexoni:

Von der Leyen në Tivat: Duhet ta bëjmë zgjerimin më të shpejtë, Shqipëria e Mali i Zi po ecin mirë drejt vijës së finishit

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit

Haxhiu takohet me Kryeministrin e Çekisë, flasin për proceset euroatlantike

Kosova News 30/10/2022 30/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Von der Leyen në Tivat: Duhet ta bëjmë zgjerimin më të shpejtë, Shqipëria e Mali i Zi po ecin mirë drejt vijës së finishit
13:38 -05/06/2026
Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja
13:22 -05/06/2026
Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut
13:01 -05/06/2026
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë
12:43 -05/06/2026
Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit
12:28 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?