KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Kosova na dominoi si askush tjetër, edhe në tribuna” – flet trajneri slloven pas ndeshjes
Sport

“Kosova na dominoi si askush tjetër, edhe në tribuna” – flet trajneri slloven pas ndeshjes

Kosova News
Kosova News 12:27 -16/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova i shkaktoi humbje të rëndë Sllovenisë të shtunën mbrëma, duke e mposhtur 2:0 në stadiumin “Stozhice”. Disfata ishte e rëndë për vendasit jo vetëm në fushë, por edhe në tribuna, ku dominimi i tifozëve shqiptarë ishte i pakontestueshëm, transmeton KosovaNews.

Stadiumi kryesor i Sllovenisë, që zakonisht është shtëpia e përfaqësueses sllovene, këtë herë më shumë ngjante me “Fadil Vokrrin”. Pavarësisht paralajmërimeve të federatës sllovene se nuk do të lejoheshin flamuj të tjerë përveç atyre të Sllovenisë, në secilën tribunë valonin flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë. Edhe tifozët pa simbole dhanë përkrahje masive për Dardanët, transmeton KosovaNews.

Në fushë pamja ishte e njëjtë: dominim i plotë i lojtarëve të Kosovës, që siguruan fitoren e dytë radhazi dhe minimalisht kualifikimin në plejof.

Mediumet sllovene kanë raportuar gjerësisht për atmosferën mbizotëruese të tifozëve të Kosovës në “Stozhice”. Për këtë foli edhe trajneri i Sllovenisë, Matjaž Kek, një nga figurat më të njohura të futbollit slloven dhe selektor i ekipit kombëtar.

“Urime Kosovës për fitoren plotësisht të merituar. Lojtarët e Kosovës na mposhtën dhe dominuan në duele si askush deri tani. Edhe në tribuna kjo ishte njëra prej ndeshjeve më të vështira në shtëpi”, ka deklaruar Kek.

Ai e pranoi hapur se atmosfera në stadium ishte e favorshme për Kosovën dhe e ka cilësuar ndeshjen si të luajtur “sikur në udhëtim”, pavarësisht se ishin vendas.

“Të gjitha duelet, të gjithë topat e dytë ishin të Kosovës. Këtë herë na shkatërruan”, shtoi ai, duke kujtuar se përfaqësuesja e tij kishte luajtur shumë më mirë në Prishtinë një muaj më parë.

Pas humbjes, kritikat në Slloveni kanë qenë të shumta. Ish-lojtarë dhe analistë sllovenë kanë shprehur zhgënjim, duke thënë se ishte “e trishtueshme të shihesh kosovarët duke fituar bindshëm në mes të Lubjanës”. Edhe tifozët vendas janë kritikuar për prezencën e dobët në stadium.

Kosova ndërkohë e ka siguruar Play Off-in historik për Botërorin 2026, duke vazhduar serinë pozitive në kualifikime dhe duke e kthyer ëndrrën e madhe në realitet./KosovaNews:

Gjithashtu lexoni:

Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë

Kosova News 16/11/2025 16/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Rriten sërish çmimet e derivateve, nafta arrin në 1.69 euro për litër
09:23 -24/07/2026
Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë
08:40 -24/07/2026
SHBA-ja vendos tarifa ndaj dhjetëra partnerëve tregtarë
08:37 -24/07/2026
Haxhiu sot mban konferencë për media
08:33 -24/07/2026
Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?