KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova integron serbët në polici, Serbia përjashton shqiptarët – Sveçla: Ky spastrim etnik duhet ndaluar menjëherë
Politikë

Kosova integron serbët në polici, Serbia përjashton shqiptarët – Sveçla: Ky spastrim etnik duhet ndaluar menjëherë

Kosova News
Kosova News 17:24 -26/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Policia e Kosovës është një nga institucionet më përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse në vend, duke theksuar integrimin e pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë në këtë institucion të rëndësishëm të sigurisë.

Sipas Sveçlës, aktualisht 10% e trupës së Policisë së Kosovës përbëhet nga komunitetet, ndërsa më shumë se gjysma e tyre janë nga komuniteti serb. Ai theksoi se vetëm në tre proceset e fundit të rekrutimit të veçantë për komunitetet janë përfshirë 210 pjesëtarë të rinj nga komuniteti serb.

Në kontrast me këtë qasje integruese të institucioneve të Kosovës, Sveçla ngriti shqetësimin për diskriminimin sistematik që u bëhet shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga autoritetet serbe. Ai theksoi se në konkursin e fundit të policisë në Serbi, nga 43 policë të pranuar në Preshevë dhe Bujanoc, asnjëri nuk ishte shqiptar, ndërsa në Medvegjë, asnjë nga 22 policët aktualë nuk është shqiptar.

“Kjo dëshmon qasjen tonë për integrim e bashkëpunim me qytetarët e komunitetit serb që jeton në Kosovë, ndërsa Serbia çdo ditë e më shumë po shpërfaq qasjen e saj diskriminuese ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që në thelb ka spastrimin etnik të tyre”, deklaroi Sveçla.

Ai i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që të reagojë: “Ky spastrim etnik që Serbia po ua bën në çdo formë shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës, duke ua shkelur çdo të drejtë elementare, duhet ndëshkuar e ndalur menjëherë”.

Gjithashtu lexoni:

Abrashi: Prokuroria Speciale po shfrytëzohet për qëllime të luftës politike

Kurti i del në mbrojtje ministrit Peci, e quan ministrin më të suksesshëm të Qeverisë

Pas intervistimit, Bekim Hoxha lirohet në procedurë të rregullt

Kurti: Kosova dhe Kroacia ndajnë lidhje të thella – të historisë, miqësisë dhe vlerave të përbashkëta

Abdixhiku reagon pas intervistimit të Pecit: ka prokurorë të rinj që kanë guxim e integritet

Kosova News 26/05/2025 26/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
79%
2 km/h
Wed
20 °C
Thu
12 °C
Fri
17 °C
Sat
20 °C
Sun
20 °C

Lajmet e Fundit

Abrashi: Prokuroria Speciale po shfrytëzohet për qëllime të luftës politike
23:11 -27/05/2025
Araujo: Unë jam kapiteni i Barçës dhe do të qëndroj në klub
23:07 -27/05/2025
Duka: Fitorja ndaj Serbisë na mban në garë për vendin e dytë
22:39 -27/05/2025
Kurti i del në mbrojtje ministrit Peci, e quan ministrin më të suksesshëm të Qeverisë
21:58 -27/05/2025
Pas intervistimit, Bekim Hoxha lirohet në procedurë të rregullt
21:35 -27/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?