KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova feston 10 vjet anëtarësim në IOC, Kurti pret në takim presidentët e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe Evropian
Politikë

Kosova feston 10 vjet anëtarësim në IOC, Kurti pret në takim presidentët e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe Evropian

Kosova News
Kosova News 13:18 -09/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani dhe me presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, mirëpritën sot presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, presidentin e Komitetit Olimpik të Evropës (EOC), Spiros Capralos dhe përfaqësues tjerë të lartë të IOC dhe EOC.

Kurti i uroj atij mirëseardhje dhe shprehu mirënjohjen e thellë për IOC-në dhe rolin e saj në pranimin e Kosovës në komunitetin ndërkombëtar të sportit, përkatësisht në Komitetin Ndërkombëtar Olimpik.

Pikërisht sot shënohet 10-vjetori i pranimit të Kosovës me të drejta të plota në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Shefi i qeverisë theksoi se sukseset e sportistëve tanë në Lojërat Olimpike, Rio 2016, Tokio 2020 dhe Paris 2024, duke fituar gjithsej pesë medalje olimpike, prej tyre tri medalje të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë, kanë dëshmuar që anëtarësimi i Kosovës në IOC ia ka vlejtur fort dhe sportistët nga Kosova kanë gjithë potencialin për të kontribuar në arenën ndërkombëtare të sportit.

“Gjatë takimit u diskutua edhe rreth organizimit të edicionit të 21-të të Lojërave Mesdhetare, për të cilat nikoqire do të jetë Republika e Kosovës, për çka Presidenti Bach përgëzoi vendin tonë. Kryeministri Kurti dhe zëvendësministrja Osmani nënvizuan rëndësinë e këtyre lojërave për promovimin e vendit dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal, si dhe për sportistët dhe sportin vendor, si përfitues të drejtpërdrejt nga investimet në infrastrukturën sportive në vend, që parashihen të jenë rreth 250 milionë euro. Ndër të tjera, theksuan edhe reformën legjislative për sportin, përfshirë këtu miratimin e Strategjisë kombëtare për zhvillimin e sportit dhe programet që po zbatohen në shkolla, si ai ‘Sporti në shkolla’”, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit.

Ndërkaq, kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar e falënderoi kryeministrin për mikpritjen dhe për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Komitetit Olimpik të Kosovës dhe sportit në përgjithësi.

“Në shënim të përvjetorit jubilar të pranimit në Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, sonte mbahet ceremonia festive, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Kurti dhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, së bashku me përfaqësues tjerë të lartë të IOC dhe EOC”, thuhet në njofitm.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kosova nuk është më vështruese e padrejtësive në Luginë, me vendimet e saj është përherë pranë dhe praninë do ta rrisë nga viti në vit

Hoxhaj: E mbështes koalicionin Vetëvendosje – PDK

Kurti takon Mathisen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Nga 170 në 325 €: Dalin shtesat e rritura për lehonat – Murati: Një mbështetje që s’ka ekzistuar para katër vjetësh

Osmani uron popullin slloven për ditën e Pavarësisë: Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë dhe mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë

Kosova News 09/12/2024 09/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
22° _ 20°
70%
2 km/h
Thu
36 °C
Fri
34 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C
Mon
27 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kosova nuk është më vështruese e padrejtësive në Luginë, me vendimet e saj është përherë pranë dhe praninë do ta rrisë nga viti në vit
22:46 -25/06/2025
Specialja hedh poshtë ankesat e mbrojtjes në rastin e administrimit të drejtësisë
22:27 -25/06/2025
Hoxhaj: E mbështes koalicionin Vetëvendosje – PDK
22:01 -25/06/2025
Çeku: Shtimja shumë shpejt do të bëhet me stadium modern
21:28 -25/06/2025
Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak
21:12 -25/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?