KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova dhe Shqipëria pritet të nënshkruajnë nesër këto marrëveshje (DOKUMENT)
Politikë

Kosova dhe Shqipëria pritet të nënshkruajnë nesër këto marrëveshje (DOKUMENT)

Kosova News
Kosova News 10:42 -13/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli i ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, pritet të nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, në mbledhjen e radhës mes dy qeverive, e cila pritet të mbahet të mërkurën (14 qershor), në Gjakovë.

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar draft-marrëveshjen, e cila pritet të nënshkruhet nga të dyja palët, saktësisht nga ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja dhe ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Në draft-marrëveshje thuhet se Kosova dhe Shqipëria bien dakord për nënshkrimin e kësaj marrëveshje, duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe me qëllim për të thjeshtësuar procedurat për ushtrimin e profesioneve të avokatisë dhe ndërmjetësimit, në zgjidhjen e problemeve.

Aty thuhet se marrëveshja ka për qëllim njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, në territorin e Republikën e Kosovës, nga personi që e ka fituar këtë të drejtë në Republikën e Shqipërisë, si dhe anasjelltas.

“Marrëveshja ka si objekt përcaktimin e rregullave të zbatueshme në mundësimin e njohjes së të drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në të dy vendet, si dhe të të drejtave dhe detyrimeve që Palët marrin përsipër për arritjen e qëllimit, sipas nenit 1 të kësaj Marrëveshje”, thuhet më tej.

Sipas draft-marrëveshjes, personi që ka fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit të avokatit në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin e këtij vendi, ka të drejtën të ushtrojë këtë profesion në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas, në përputhje me parashikimet e nenit 5 të kësaj marrëveshje.

Po ashtu, theksohet se personi që ka fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit të ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin e këtij vendi, ka të drejtën të ushtrojë këtë profesion në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas, në përputhje me parashikimet e nenit 5 të kësaj marrëveshje.

Ndërsa, sa i përket kushteve për ushtrimin e profesionit, thuhet si në vijim:

Personi që kërkon të ushtrojë profesionin në vendin tjetër, sipas nenit 3 dhe 4 të kësaj Marrëveshje, duhet të vërtetojë se zotëron njohuri të mjaftueshme të së drejtës së zbatueshme në atë vend.

Për të vërtetuar zotërimin e njohurive, personi zgjedh një nga alternativat e mëposhtme:

a) kalimin me sukses të një provimi për testimin e njohurive, të organizuar sipas marrëveshjes teknike të lidhur për këtë qëllim;

b) ndjekjen e një trajnimi të organizuar nga Dhomat, sipas marrëveshjes teknike të lidhur për këtë qëllim;

c) ushtrimin e profesionit në mënyrë të rregullt dhe efektive, në bashkëpunim me, përkatësisht një studio avokatie ose ndërmjetës në territorin e vendit tjetër, për jo më pak se 6 muaj.

Personit që kërkon të ushtrojë profesionin në vendin tjetër, sipas nenit 3 dhe 4 të kësaj Marrëveshje, vetëm në raste individuale, i njihet kjo e drejtë me miratimin e organit të parashikuar nga legjislacioni i vendit përkatës. Nëse legjislacioni nuk përmban parashikime në lidhje me rregullimin e kësaj të drejte, miratimi jepet nga Dhoma përkatëse.

Gjithnjë sipas draft-marrëveshjes, avokati dhe ndërmjetësi në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, të cilit i njihet e drejta e ushtrimit të profesionit në vendin tjetër, gëzon të gjitha të drejtat dhe merr përsipër të gjitha detyrimet, sipas legjislacionit të atij vendi.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit

Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat

Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

Kosova News 13/06/2023 13/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
scattered clouds
15° _ 15°
89%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
29 °C
Sun
28 °C

Lajmet e Fundit

Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet
22:16 -16/06/2026
Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
21:38 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?