KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova dhe Maqedonia thellojnë bashkëpunimin kundër krimit dhe korrupsionit
Lajme

Kosova dhe Maqedonia thellojnë bashkëpunimin kundër krimit dhe korrupsionit

KosovaNewss
KosovaNewss 20:12 -30/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova dhe Maqedonia e Veriut diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Zyrtarët e dy vendeve theksojnë rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe koordinimit të hetimeve për fuqizimin e sundimit të ligjit.

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, së bashku me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, pritën në vizitë zyrtare delegacionin nga Maqedonia e Veriut, të përbërë nga Prokurori Publik, Ljupco Kocevski, kreu i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi, dhe prokurorja Marija Gjorgeva.

Në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “U theksua rëndësia e shkëmbimit të përvojave dhe forcimit të koordinimit në hetimet e përbashkëta, me qëllim të luftimit efektiv të veprave penale që cenojnë juridiksionet e të dyja vendeve,” thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurorit.

Sipas komunikatës, ky takim përbën një hap konkret drejt forcimit të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në fushën penale mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe harmonizimin e veprimeve të përbashkëta në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit.

Gjithashtu lexoni:

Ministria e Mbrojtjes reagon ndaj artikullt të portalit “Nacionale”: Pozicionimi i brigadave serbe mbetet shqetësues

Haziri: LDK nuk voton për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme

​Paqartësi rreth marrëveshjes Kosovë-Danimarkë për të burgosurit

Nga banesë në gërmadhë, historia që u kthye në betejë gjyqësore për afër dy dekada

Brusi, aty ku katolikët dhe myslimanët janë një familje

KosovaNewss 30/05/2025 30/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
80%
1 km/h
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Ministria e Mbrojtjes reagon ndaj artikullt të portalit “Nacionale”: Pozicionimi i brigadave serbe mbetet shqetësues
23:57 -31/05/2025
Ëndrra u bë realitet – PSG deklason Interin në finalen e Championsit dhe kompleton tripletën e artë
23:30 -31/05/2025
Ish-shefi i CIA-s zbulon vendin që mendon se Putini do ta sulmojë pas Ukrainës: E përmend shpesh në fjalimet e tij
21:46 -31/05/2025
Macron paralajmëron SHBA-në që të mos ‘braktis’ Ukrainën
21:43 -31/05/2025
Haziri: LDK nuk voton për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme
21:34 -31/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?