KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të gatshme për bashkëpunim në fushën e bujqësisë
Lajme

Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të gatshme për bashkëpunim në fushën e bujqësisë

KosovaNewss
KosovaNewss 21:58 -08/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci bashkë me zëvendësministrin, Imri Demelezi kanë pritur sot në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave të Maqedonisë së Veriut, Flakron Bexheti, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm në sektorin e bujqësisë në mes të dyja vendeve, si dhe mundësitë për rritjen e këtij bashkëpunimi.

Me këtë rast, ata e kanë njoftuar Bexhetin për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në vend, ku potencuan faktin se bujqësia është një prioritet i qeverisë dhe investimet e bëra viteve të fundit kanë kontribuar në zhvillimin dhe fuqizimin e këtij sektori.

Krahas kësaj, gjatë këtij takimi, Peci dhe Demelezi e njoftuan atë edhe me potencialin e sektorëve të bujqësisë në prodhim dhe përpunim, duke theksuar se të dyja shtetet duhet të vazhdojnë të punojnë për të rritur edhe më shumë krijimin e lidhjeve mes agrobizneseve nga Kosova dhe Maqedonia.

Sipas një komunikate për media, gjatë takimit është theksuar se shkëmbimet tregtare bujqësore ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kanë dhënë një kontribut të madh në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe në zhvillimin e sektorit bujqësor në të dyja shtetet.

“Nga ana e tij, Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave të Maqedonisë së Veriut, Flakron Bexheti, i ka falënderuar Ministrin Peci dhe Zëvendësministrin Demelezi për gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të mëtejmë në mes të dyja shteteve dhe theksoi se të dyja shtetet do të vazhdojnë të mbesin partner në fushën e ekonomisë dhe se do të punojnë që ky bashkëpunim të rritet në vazhdimësi. Ndryshe, gjatë ditës të dy zëvendësministrat kanë vizituar disa agrobiznese vendore dhe shoqata bujqësore, për t’u njohur nga afër me potencialin prodhues dhe përpunues të fermerëve në Kosovë”.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Po bëhet investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”

Kosova dhe Shqipëria në fokus të diskutimeve në Bundestag

Deliu deklarohet pas tensioneve në foltore: Në vend të bashkëpunimit po shohim bllokim e arrogancë

A duhet të reagoj presidentja, Sveçla: A shkruan diku në rregullore apo Kushtetutë?

Murati: Opozita, shkelëse e vetme e Kushtetutës – votimi i fshehtë është legjitim

KosovaNewss 08/11/2024 08/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

De Jong rinovon kontratën me Barcelonën
17:27 -29/06/2025
Përfshihet nga flakët tregu afër plazhit të Durrësit, largohen banorët nga pallatet përreth
17:22 -29/06/2025
Kurti: Po bëhet investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”
16:37 -29/06/2025
IKShPK-ja ka disa këshilla për pushuesit që shkojnë në det
15:16 -29/06/2025
Llapi ndan rrugët me 12 futbollistë, i falënderon për kontributin e dhënë
15:11 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?