Me qëllim të koordinimit në nivelin komunal për në adresimin e dhunës në familje, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Komunën e Shtimes, raporton KosovaNews.
Gjatë këtij takimi, ministrja Haxhiu me kryetarin Qemajl Aliu, diskutuan për veprimet që duhet të ndërmerren për t’i dalë në krah viktimave të dhunës në familje.
Përveç kësaj, ministrja Haxhiu ka zhvilluar takime edhe me mekanizmin lokal kundër dhunës në familje, me ç’rast diskutuan për rëndësinë që ka ky mekanizëm dhe nevojën e koordinimit mes përfaqësuesve në këtë mekanizëm./KosovaNews/