KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Kor kukuvajkash nga Beogradi”, Fetoshi godet propagandën serbe pas dënimit për dhunë ndaj gazetarëve
Politikë

“Kor kukuvajkash nga Beogradi”, Fetoshi godet propagandën serbe pas dënimit për dhunë ndaj gazetarëve

Kosova News
Kosova News 20:44 -24/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Institutit “Oktopus”, Arben Fetoshi, ka kritikuar ashpër reagimet nga Serbia dhe siç i ka quajtur ai ‘megafonët e saj në Kosovë’, pas dënimit të Ivan Mrkiq, nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, me një vit e pesë muaj burg për dhunë ndaj gazetarëve në veri të vendit.

Sipas Fetoshit, reagimet që e paraqesin Mrkiqin si “viktimë të përndjekjes” janë pjesë e një formule të njohur propagandistike që Serbia ka ndërtuar ndër vite.

“Reagimet nga Serbia, si dhe nga megafonët e saj në Kosovë, ashtu siç tashmë është bërë rutinë – një kor ‘kukuvajkash’ për dënimin si një ‘shembull tjetër i dhunës dhe përndjekjes së serbëve’. Vetëm një manipulim narcist e mbron dhunuesin si viktimë, kurse dënimin e tij e cilëson ‘përndjekje’”, ka shkruar Fetoshi.

Ai ka thënë se dënimi i Mrkiq me 1 vit e 5 muaj është pak, pasi siç ka thënë “Dhunimi i ekipeve të medies është sulm brutal mbi lirinë dhe agresion për ta privuar të vërtetën”.

“Gazetarët dhe mediat e Kosovës janë penguar vazhdimisht në veri, si ky rast i ekipit të ‘Insajderit’ apo sulmet e tjera ndaj personelit, pajisjeve e pronës, jo për shkak të tensioneve, por për shkak të frikës nga e vërteta, për shkak të demaskimit e denoncimit të formulës mashtruese të ‘agresorit viktimë’. Mrkiq nuk është dënuar si serb, por si agresor. ‘Viktima’ e tij është gazetar, është medie, është përkushtimi ndaj të VËRTETËS, që ende tentohet të mbahet peng nga strukturat paralele, bandat dhe retorika nxitëse e Beogradit”, ka shtuar Fetoshi.

Gjithashtu lexoni:

Erdoğan dhe Trump diskutojnë në Hagë për çështjet rajonale dhe globale

Udhëheqësit e NATO-s diskutojnë për Iranin gjatë samitit të Holandës

74 vjeçari nga Prizreni gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, policia nis hetimet

Deputetët nesër tentojnë për herë të 37-të konstituimin e Kuvendit

Sokol Bashota, kandidat i PDK-së për kryetar të Klinës

Kosova News 24/06/2025 24/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
71%
1 km/h
Wed
35 °C
Thu
37 °C
Fri
32 °C
Sat
31 °C
Sun
26 °C

Lajmet e Fundit

Irani miraton projektligjin për të pezulluar marrëdhëniet me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së
00:37 -25/06/2025
Erdoğan dhe Trump diskutojnë në Hagë për çështjet rajonale dhe globale
00:32 -25/06/2025
Ambasadorja e ShBA-së në OKB: Sulmet amerikane e kanë dëmtuar aftësinë e Iranit për të zhvilluar një armë bërthamore
00:28 -25/06/2025
Udhëheqësit e NATO-s diskutojnë për Iranin gjatë samitit të Holandës
00:21 -25/06/2025
74 vjeçari nga Prizreni gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, policia nis hetimet
00:19 -25/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?