KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kontrolli kufitar – Pajisje në vlerë gjysmë milioni euro Gjermania i dhuron për Policinë e Kosovës (FOTO)
Siguri

Kontrolli kufitar – Pajisje në vlerë gjysmë milioni euro Gjermania i dhuron për Policinë e Kosovës (FOTO)

Kosova News
Kosova News 11:44 -08/12/2022
Shpërndaje
1.1
2.2
svecla pajisjet 1,1
rohde svecla
svecla rhode 1.1
svecla rohde
svecla1.1
Shpërndaje

Qeveria gjermane i ka dhuruar sot Policisë së Kosovës pajisje për mbikëqyrje dhe kontroll të kufirit në vlerë rreth gjysmë milioni euro.

Dorëzim pranimi i donacionit është bërë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ku morën pjesë ambasadori gjerman, Jörg Rohde, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zyrtarë nga Policia e Kosovës.

Ministri Sveçla i ka shprehur mirënjohje shtetit gjerman për bashkëpunimin.

Ai tha se Policia e Kosovës tashmë do të jetë me efikase për të kryer detyrat e saj me këto pajisje moderne.

“Jemi takuar sot për të nënshkruar një kontratë mes qeverisë gjermane dhe Policisë së Kosovës, me ç’rast shteti gjerman na ofron ndihmën e nevojshme në mënyrë që policia të jetë sa më efikase”, ka thënë Sveçla.

Ai ndër të tjera tha se me ndihmën e donacionit do të jetë më e lehtë lufta e kontrabandës dhe kalimeve ilegale përgjatë zonës kufitare.

“Donacioni do të lehtësojë punën tonë dhe do të ndihmojë në luftimin e kontrabandës”, ka thënë ministri.

Ndërsa ambasadori Rohde ka thënë se jemi këtu, për shkak të partneritetin prej dy dekadash.

“Ky donacion i sotëm shpresoj që do të kontribuojë në sigurinë tonë të përgjithshme. Bashkëpunimi ynë në fushën e sundimit të ligjit, luftimin e krimit dhe korrupsionit është jashtëzakonisht i ngushtë dhe këto tema janë përmendur edhe në samitin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.

Edhe zyrtarët nga Policia e Kosovës kanë falënderuar Gjermaninë për këtë ndihmë të madhe.

Gjermania i dhuron Policisë së Kosovës pajisje profesionale për mbikëqyrje dhe kontroll të kufirit

Gjithashtu lexoni:

Ushtarët e FSK-së konfirmojnë aftësitë profesionale në Kroaci

Ushtarët italianë të KFOR-it me patrullime të rregullta në Kosovë

KFOR-i dhuron donacione në disa komuna

Aksident trafiku Prishtinë-Ferizaj, një person i lënduar

Policia shqiptoi për 24 orë, 1907 gjoba në trafik

TAGGED: Gjermania, pajisje, Xhelal Sveçla
Kosova News 08/12/2022 08/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Kosovë – Armeni, formacionet zyrtare
18:09 -06/06/2025
Ushtarët e FSK-së konfirmojnë aftësitë profesionale në Kroaci
18:05 -06/06/2025
Stipe Mesiq shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
18:01 -06/06/2025
EULEX-it i zgjatet mandati deri në qershor të vitit 2027
17:55 -06/06/2025
Ushtarët italianë të KFOR-it me patrullime të rregullta në Kosovë
15:15 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?