KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kontrolle të shtuara në Morinë, arrestime për kërkim ndërkombëtar, trafik droge dhe mosdeklarim valute
Siguri

Kontrolle të shtuara në Morinë, arrestime për kërkim ndërkombëtar, trafik droge dhe mosdeklarim valute

Kosova News
Kosova News 15:34 -31/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës dhe në zbatim të analizës së riskut dhe kontrolleve të përzgjedhura, kanë goditur disa raste të paligjshmërisë në hyrje të Republikës së Shqipërisë.

Në vijim të këtyre kontrolleve, u arrestua 22-vjeçari D.P., banues në Gjermani, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden. Gjykata e Cologne-s, në Gjermani, kishte lëshuar ndaj tij masën “arrest në burg” për veprat penale “Grup kriminal” dhe “Mashtrim”. Interpol Tirana ka nisur procedurat për ekstradimin e tij.

Po në hyrje të vendit, u arrestua në flagrancë shtetasi V.B., 30 vjeç, banues në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit të automjetit tip “Volkswagen” që ai drejtonte, u gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë. V.B. akuzohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Kufirit dhe Migracionit kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A.M., 22 vjeç, gjithashtu nga Prishtina, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën 14,300 euro të padeklaruara, në kundërshtim me ligjet në fuqi. Shuma u sekuestrua si provë materiale.

Policia Kufitare dhe strukturat hetimore do të vijojnë me kontrolle të shtuara për të parandaluar çdo përpjekje për aktivitet të paligjshëm në pikat kufitare.

Gjithashtu lexoni:

Aksident trafiku në rrugën Drenas–Skenderaj, humb jetën një 24-vjeçare

Vdes një person në Burojë të Skenderajt, policia nis hetimet

​”Defender Europe 2025″, a po përshpejtohet rrugëtimi i Kosovës për anëtarësim në NATO?

Aksident tragjik në Pavlan të Pejës, një person humb jetën

Ministria e Mbrojtjes reagon ndaj artikullt të portalit “Nacionale”: Pozicionimi i brigadave serbe mbetet shqetësues

Kosova News 31/05/2025 31/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Ron Raçi ftohet nga Foda për ndeshjet e qershorit
22:48 -01/06/2025
Spiropali merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar në Prishtinë
22:33 -01/06/2025
Kurti: Ambasadori Walker ishte dhe është zëri i së vërtetës për kombin tonë
22:08 -01/06/2025
Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n
21:12 -01/06/2025
Bajrami kritikon Rizvanollin për furnizimin me energji nga KEK-u
20:07 -01/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?