Pesë persona janë arrestuar nën dyshimin për kontrabandim të barnave përmes Aeroportin e Prishtinës.
Në mesin e të arrestuarve janë dy shtetas turq dhe një kosovar.
Lidhur me rastin nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, janë intervistuar edhe dy zyrtarë doganorë, të angazhuar me detyrë në Aeroportin e Prishtinës ku njëri nga ta është është dërguar në mbajtje dhe ndaj tjetrit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
Sipas inspektorëve vlera e kësaj sasie të banave është rreth 150 mijë euro.
“Në vazhdën e trajtimit të rastit të mësipërm, hetuesit e NjRHKEK-së, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, kanë intervistuar dy zyrtarë doganorë, të angazhuar me detyrë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Rasti është trajtuar në koordinim me prokurorinë e rastit, i cili me aktvendim mbi ndalimin e personit ka urdhëruar që njëri nga të dyshuarit të dërgohet në mbajtje dhe ndaj tjetrit rasti vazhdohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
