KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Kontrabandë me emigrantë”/ Arrestohen tre të dyshuar të përfshirë në dy raste kriminale
Siguri

“Kontrabandë me emigrantë”/ Arrestohen tre të dyshuar të përfshirë në dy raste kriminale

Kosova News
Kosova News 11:48 -14/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë nga Departamenti i Kufirit, gjatë ditës së djeshme 13 maj 2026, kanë iniciuar dy raste kriminale “kontrabanda me emigrantë”.

Në rastin e parë, zyrtarë policorë nga stacioni policor për mbikëqyrjen e kufirit-Radavc, më 13.05.2026 në orën 13:45, në zonën e Rugovës, kanë ndaluar automjetin me drejtues një mashkull kosovar, ku në automjetin që drejtohej nga i dyshuari janë hasur 12 persona, që pas verifikimeve, kanë rezultuar të jenë shtetas të Sudanit, të cilët posedonin dokumentacion azilkërkimi nga Greqia. I dyshuari ishte duke i transportuar personat drejt kufirit me Malin e Zi. Me vendim të prokurorit i dyshuari B. K., mashkull kosovar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa emigrantët janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes për Emigrantë në Magure.

Rasti i dytë, i ndodhur po dje më 13.05.2026, në orën 20:35, zyrtarë policorë nga njësiti patrullues  stacioni policor për mbikëqyrjen e kufirit -Hani i Elezit, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Emigrimi ilegal”, gjatë vëzhgimit të terrenit me dron në fshatin  Seqishtë, Hani i Elezit, kanë vërejtur dy persona duke kaluar në këmbë vijën kufitare nga fshati Bllacë e Maqedonisë së Veriut, në territorin e Republikës së Kosovës, në afërsi të pikëkalimit kufitar ishte duke i pritur një automjet për t’i transportuar brenda territorit.
Njësitë patrulluese kanë arritur ta ndalojnë automjetin dhe të arrestojnë tre persona shtetas kosovarë dhe një person shtetas i Bangladeshit. 

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarve  me iniciale Q. C., P. L. dhe A. B., meshkuj kosovarë, është iniciuar rasti ‘kontrabandë me migrantë’, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima nga Bangladeshi është trajtuar nga njësia e emigrimit dhe është dërguar në Qendrën e Strehimit për Migrantë në Vranidoll. Gjithashtu është sekuestruar përkohësisht një automjet me targa vendore dhe katër telefona mobilë

Gjithashtu lexoni:

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale

Arrestohet 16-vjeçari në Ferizaj, dyshohet për kanosje me armë

Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve

Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve

Kosova News 14/05/2026 14/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale
08:55 -09/07/2026
Nis afati kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht
08:52 -09/07/2026
Arrestohet 16-vjeçari në Ferizaj, dyshohet për kanosje me armë
08:48 -09/07/2026
Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?