KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konrad Clewing: Serbia po bën luftë hibride ndaj Kosovës
Politikë

Konrad Clewing: Serbia po bën luftë hibride ndaj Kosovës

Kosova News
Kosova News 09:33 -22/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Historiani Konrad Clewing – ekspert për Ballkanin Perëndimor, teksa i ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, vlerëson se të njëjtat janë shqetësuese për shkak se sipas tij presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po e ripërdor Kosovën për të zbutur ose për të anashkaluar protestat e brendshme kundër tij.

Në një intervistë për DW, Clewing ka thënë se shqetësues është edhe fakti që Perëndimi kohët e fundit ka mbajtur “qëndrim të njëanshëm, në anën e Serbisë”.

“Perëndimi heshti për një kohë për arrestimin e tre policëve kosovarë dhe deri tani nuk e ka dënuar ashpër këtë veprim”, ka thënë ai.

Siç theksoi eksperti Clewing, ka shumë tregues që e bëjnë atë të dyshojë siç është refuzimi që i bëri Vuçiqi nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe synimi i Serbisë për t’i dhënë formë autonomie Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Veç kësaj, prej më shumë se një viti qeveria serbe dhe mediat serbe që ajo kontrollon e kanë ashpërsuar thelbësisht retorikën e tyre. Nuk flitet më për të drejtat e serbëve, por për gjoja “terror” sistematik që po ushtrohet ndaj serbëve nga ana e autoriteteve të Kosovës. Edhe Kosova vetë po delegjitimohet sistematikisht: Qeveria e Beogradit dhe mediat e saj përdorin vazhdimisht termin “të ashtuquajturat” autoritete të Kosovës. Këto janë terma tërësisht revizioniste dhe luftënxitëse”, ka thënë ai.

Po ashtu, Clewing potencon se “ekziston vetëm një arsye pse ky revizionizëm nuk ka shans të kthehet në luftë: Kjo është prania e KFOR-it. Por fakt është që Beogradi aktualisht po bën një luftë hibride”.

Teksa pyetet për presionin që po ushtrohet mbi Kosovën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, ai thotë se aleatët e mëdhenj të Kosovës – SHBA dhe BE – janë seriozisht të pakënaqur që nuk po gjejnë tek udhëheqja aktuale e Kosovës atë bindshmëri që e kanë gjetur në qeveritë e mëparshme.

“Dashur pa dashur, kjo është pjesë e traditës diplomatike mes fuqive të mëdha dhe shteteve më të vogla dhe ka logjikën dhe peshën e vet. Pika tjetër është se shumë aktorë perëndimorë ende besojnë se Serbia është lojtari kryesor në Ballkan, veçanërisht duke pasur parasysh kërcënimet që vijnë nga Rusia në drejtim të Evropës Lindore. Por se si mund të besohet seriozisht se pikërisht një vend, i cili lëkundet prej kohësh midis Lindjes dhe Perëndimit, mund të shërbejë vërtet si stabilizues, nëse nuk e kritikon, ky është një mister i madh për mua. Perëndimi këtu po i bën llogaritë gabim”.

“Pika e tretë ka të bëjë me sjelljen e qeverisë së Kosovës, e cila, jo vetëm që nuk e koordinoi me aleatët operacionin policor rreth bashkive në veri të Kosovës, por përkundrazi e informoi KFOR-in vetëm pak kohë më parë për operacionin. KFOR-i u detyrua kësisoj të përfshihej në një operacion pa dëshirën e tij. Nuk është çudi që perëndimorët dhe aleatët e Kosovës ta shohin këtë si provokim”.

Sipas tij, Perëndimi duhet të dërgojë sinjale të qarta politike në rajon.

“Ndryshe nga sa thonë amerikanët javët e fundit, Kosova nuk duhet të dobësohet në perspektivën e saj euroatlantike, por të forcohet. Përveç Serbisë, nuk ka dyshim se edhe Kosova duhet të tregohet më pragmatike. Sidomos duke prezantuar një koncept realist për Asociacionin”.

Ai thekson se ky koncept është urgjent jo vetëm për një shtensionim akut, “por edhe si një gjest afatgjatë ndaj minoritetit serb, do të stabilizionte statusin e Kosovës si shtet, por do të ishte edhe një investim në opinionin publik serb të së ardhmes, i cili përfaqësohet sot në protestat kundër qeverisë në Beograd”.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit

Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat

Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

Kosova News 22/06/2023 22/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
scattered clouds
15° _ 15°
89%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
29 °C
Sun
28 °C

Lajmet e Fundit

Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet
22:16 -16/06/2026
Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
21:38 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?