KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konkursi për vende të reja të punës në Polici për komunitetet, ministri jep detaje dhe fton të interesuarit për aplikim
Politikë

Konkursi për vende të reja të punës në Polici për komunitetet, ministri jep detaje dhe fton të interesuarit për aplikim

Kosova News
Kosova News 09:46 -05/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka njoftuar dje se ka hapur konkurs për pranimin e disa zyrtarëve policorë, raporton KosovaNews.

Në njoftim thuhet se vendi i punës do të jetë në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën Veriore.

“Policia e Kosovës shpall konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet (Serb, Boshnjak, Turq, Goran, Romë, Ashkali, Egjiptas, Kroat, Malazez, Maqedonas. Vendi i punës: Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftim.

E sot ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka ftuar komunitetet që të aplikojnë në konkursin e hapur për zyrtarët policorë.

Data e fundit për aplikim është 26 janari.

“Në bazë të Ligjit për Policinë, Policia e Kosovës ka shpallur konkursin për pranimin e zyrtarëve policor nga komunitetet jo-shumicë, andaj i ftoj pjesëtarët e komuniteteve Egjiptian, Ashkali dhe Rom të aplikojnë në mënyrë që të japin kontributin e tyre në Policinë e Kosovës. Kjo thirrje është mundësi e mirë për rritjen e numrit të policëve nga radhët e komuniteteve. Data e fundit për aplikim është 26 janari i vitit 2023″, shkruan ministri Krasniqi.

Kriteret për pranim

Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë duhet t’i përmbushin disa kritere, mesin e tyre duhet të kenë shtetësinë e Kosovës,  të jetë nga 18 deri 30 vjeç, të kenë të përfunduar shkollimin e mesëm, etj.

Ata që aplikojnë do t’i nënshtrohen testit me shkrim, testit të aftësive fizike, intervistës, testit psikologjik, kontrollit mjekësor si dhe verifikimit të së kaluarës.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë nga data 5 janar deri më 26 janar 2023.

Në nëntor të vitit të kaluar, qindra serbë në veri të Kosovës u larguan nga Policia e Kosovës, institucionet e drejtësisë dhe institucionet lokale e qendrore.

Dorëheqjet u dhanë në shenjë pakënaqësie ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës që kishte të bënte me ri-regjistrimin e vetura me targa serbe, në ato RKS.

Që nga ajo kohë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për targat.

Kryeministri Albin Kurti ka ftuar më herët serbët e Kosovës, veçanërisht ata që nuk ka pasur shansin të punojnë në institucione, të aplikojnë në këtë konkurs./KosovaNews

Detaje në linkun më poshtë:

Hapet konkursi për pranimin e pjesëtarëve të rinj në Policinë e Kosovës- vendi i punës në Mitrovicë

Gjithashtu lexoni:

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Kosova News 05/01/2023 05/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?