KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca zhvilloi takime me drejtues të APKE, temë diskutimi anëtarësimi i Kosovës në KE
Politikë

Konjufca zhvilloi takime me drejtues të APKE, temë diskutimi anëtarësimi i Kosovës në KE

KosovaNewss
KosovaNewss 18:02 -20/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në kuadër të vizitës zyrtare në Strasburg, ka zhvilluar takime me drejtues të Asamble​së Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) dhe delegacione të ndryshme pjesëmarrëse në punimet e kësaj asambleje.

Përmes një njoftimi për media nga Kuvendi i Kosovës, thuhet se në fillim të agjendës së tij kryetari Konjufca zhvilloi takime me Grupin Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve (ALDE) dhe Kryesuesin e ALDE-së për Evropën, Iulian Bulai.

Kreu i Kuvendit u prit gjithashtu në një takim të veçantë nga Presidenti i APKE-së, Tiny Kox dhe Sekretarja e Përgjithshme të APKE-së, Despina Chatzivassiliou.

Po ashtu kryetari Konjufca zhvilloi takime me Kryesuesin e Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut, Damien Cottier, ministrin e Punëve të Jashtme të Letonisë, Edgars Rinkēvičs, si dhe me Delegacionin Parlamentar të Turqisë në APKE, të kryesuar nga Ahmet Yildiz. 

“Në këto takime u diskutua lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë, si dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës e të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të saj”, thuhet në njoftim.

Në fokus të diskutimeve, sipas njoftimit, ishte procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, për të cilin kryetari Glauk Konjufca kërkoi mbështetjen e të gjithë faktorëve vendimmarrës, në mënyrë që edhe qytetarët e Kosovës të gëzojnë të drejtat që mundëson ky anëtarësim.

Kryetari Konjufca foli po ashtu për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe hapat konkretë që vendi ka ndërmarrë në përmbushjen e kritereve për të ecur më shpejt në rrugën e integrimit euro-atlantik, i cili, siç tha kryetari Konjufca, mbetet një objektiv i fortë strategjik i Kosovës.

Në disa prej takimeve kryetari Konjufca shoqërohej nga anëtarë të delegacionit të Kuvendit në APKE, të cilët po qëndrojnë në Strasburg në kuadër të sesionit të pjesës së qershorit të kësaj asambleje.

Vizita e kryetarit Konjufca vazhdon me takime të tjera me udhëheqës të delegacioneve pjesëmarrëse dhe grupe politike të APKE-së.

Gjithashtu lexoni:

Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën

Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave

Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë

Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet

Kurti tregon se kur do të mund të mbahet seanca e radhës

KosovaNewss 20/06/2023 20/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
49%
2 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
20 °C

Lajmet e Fundit

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë
23:01 -06/08/2026
Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin
21:59 -06/08/2026
Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit
21:55 -06/08/2026
Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën
20:53 -06/08/2026
Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave
20:46 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?