KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca: Ushtria e Kosovës me popullin e çliroi atdheun tonë nga Serbia
Politikë

Konjufca: Ushtria e Kosovës me popullin e çliroi atdheun tonë nga Serbia

Kosova News
Kosova News 11:14 -05/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sa të ketë komb shqiptar mbi dhe, secili do të vijë në Prekaz e do të frymëzohet aty ku u ngjiz liria

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se rënia heroike e Jasharëve, i dha jetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Konjufca tha se “sa të ketë komb shqiptar mbi dhe, secili do të vijë në Prekaz e do të frymëzohet aty ku u ngjiz liria”.

“Sakrifica madhështore e Jasharëve, na ka ngritur kombëtarisht në nivelin më të lartë të dinjitetit dhe krenarisë. Jasharët, në krye me Ademin e Hamzën, me bacin Shaban e të të gjithë familjarët tjerë, gra e burra, pleq e fëmi, u sakrifikuan kolektivisht në luftë të drejtpërdrejtë për liri. Ata kolektivisht e zbatuan parimin ideal të jetës, liri a vdekje. Kur kombi arrin ta përcaktojë këtë princip, rënia bëhet liri e liria bëhet bëhet domosdoshmëri. Liria është si ajri, por ajo nuk rrin pezull. Ajo ngrihet mbi themele të forta, kurse rrënjët e saj shtrihen thellë në tokën e të parëve tanë. Siç thoshte Hamza , “ne do të jemi këtu, sepse nuk kemi ku të shkojmë, guri peshon në tokën e vetë ”, tha Konjufca.

Tutje, Konjufca tha se themelet e lirisë rrinë të patundura mbi gjakun e dëshmorëve.

“Kosovës nëpër vena i rrjedh gjaku i dëshmorëve. Rënia heroike e Jasharëve i dha jetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kurse ushtria e Kosovës e njësuar me popullin e çliroi atdheun tonë nga Serbia. Pavarësia e shtetit tonë, është rezultat i këtij procesi”, deklaroi ai.

Kryeministri Kurti: Adem Jashari është emri i përveçëm i njeriut me të cilën mund t’i referohemi lirisë sonë

Gjithashtu lexoni:

Përplasjet mes Kurtit e Ramës – Përfshihen Murati, Guri, Halimi dhe Mustafa me akuza dhe fyerje ndaj njëri tjetrit

Pas Muratit, në përballje përzihet edhe Besian Mustafa: Me inat nuk ndërtohet Prishtina

Përballja Kurti-Rama, përfshihet edhe Hekuran Murati

BE konfirmon se po kryen vlerësim rutinë strukturor të urës së Mitrovicë

Kriza në vend, Presidentja do t’i ftojë në takim liderët e partive politike

Kosova News 05/03/2024 05/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
71%
1 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Lëndohen katër persona nga aksidenti mes tri veturash në Prishtinë
14:08 -30/06/2025
Përplasjet mes Kurtit e Ramës – Përfshihen Murati, Guri, Halimi dhe Mustafa me akuza dhe fyerje ndaj njëri tjetrit
14:03 -30/06/2025
Pas Muratit, në përballje përzihet edhe Besian Mustafa: Me inat nuk ndërtohet Prishtina
13:42 -30/06/2025
Përballja Kurti-Rama, përfshihet edhe Hekuran Murati
13:35 -30/06/2025
BE konfirmon se po kryen vlerësim rutinë strukturor të urës së Mitrovicë
13:33 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?