KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca uron Spiropalin: Kosova e Shqipëria natyrshëm pranë njëra-tjetrës
Politikë

Konjufca uron Spiropalin: Kosova e Shqipëria natyrshëm pranë njëra-tjetrës

Kosova News
Kosova News 22:53 -30/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar Elisa Spiropalin në marrjen e detyrës si kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

Konjufca ka thënë se mezi pret që të nisim punën e përbashkët për të vijuar dhe thelluar edhe më tej bashkëpunimin mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

“Urimet e mia znj. Elisa Spiropali për zgjedhjen e saj si Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Mezi pres që të nisim punën e përbashkët për të vijuar dhe thelluar edhe më tej bashkëpunimin mes kuvendeve tona, duke i shërbyer interesit të përbashkët të shteteve tona, të qytetarëve tanë dhe popullit tonë. Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë natyrshëm janë pranë njëra-tjetrës në çdo rrethanë e në secilën fushë, duke përfshirë edhe atë politike.

Është detyra jonë si politikanë dhe krerë institucionesh që ta vijojmë punën tonë dhe të institucioneve tona në nivel të kësaj natyrshmërie. Jam i bindur se në këto parime do ta kemi të drejtuar bashkëpunimin tonë me znj. Spiropali, si krerë të institucioneve legjislative dhe të gjithë punën që ndërlidhet me këto institucione.

Punë të mbarë e suksese sa më të mëdha për znj. Elisa Spiropali në këtë detyrë të re e të rëndësishme në krye të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë!”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues, jo çështje e vullnetit politik

LDK-ja: Ftojmë grupin më të madh parlamentar të kontribuojë në konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve

Bajrami: Vendimi i Kushtetueses solli qartësi, por mungon përgjigjja për rastin e moskonstituimit brenda afatit

Faton Peci zyrtarisht kandidat i VV-së për Mitrovicën

Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet, dhe të gjithë deputetët e kanë për obligim të marrin pjesë në votim

Kosova News 30/07/2024 30/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
few clouds
35° _ 34°
31%
3 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Kusari-Lila: Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues, jo çështje e vullnetit politik
23:20 -26/06/2025
Aksident në Vitomiricë të Pejës, lëndohen 7 persona
22:36 -26/06/2025
LDK-ja: Ftojmë grupin më të madh parlamentar të kontribuojë në konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve
22:14 -26/06/2025
Bajrami: Vendimi i Kushtetueses solli qartësi, por mungon përgjigjja për rastin e moskonstituimit brenda afatit
21:40 -26/06/2025
Faton Peci zyrtarisht kandidat i VV-së për Mitrovicën
21:35 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?