Kryeparlamentari, Glauk Konjufca e ka uruar kongresmeni republikan, Kevin McCarthy, për zgjedhjen e tij si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së.
Konjufca ka thënë se mezi pret të punojnë së bashku, siç është shprehur ai për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve, përcjell KosovaNews.
“Urimet më të përzemërta për Kevin McCarthy për zgjedhjen e tij si Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve. I uroj një mandat shumë të suksesshëm. Mezi pres të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet dhe aleancën e shkëlqyer mes dy vendeve tona”, ka shkruar ai në Twitter.