KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca u drejtohet deputetëve të Listës Serbe: Shkoni i rrini gatitu shefit tuaj kriminelit Radoiçiq, e keni guxim të vini në Kuvendin e Kosovës turp të keni kërkoj që ta lironi këtë sallë
Politikë

Konjufca u drejtohet deputetëve të Listës Serbe: Shkoni i rrini gatitu shefit tuaj kriminelit Radoiçiq, e keni guxim të vini në Kuvendin e Kosovës turp të keni kërkoj që ta lironi këtë sallë

Kosova News
Kosova News 16:13 -05/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë tentuar që të pengojnë deputetët e Listës Serbe që të nënshkruhen, në mënyrë që të marrin pagën e deputetit dhe të mos e humbin mandatin.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka cilësuar provokim veprimin e deputetëve të Listës Serbe për t’u nënshkruar në sallë plenare, duke thënë se ata vijnë një herë në gjashtë muaj “për të keqpërdorur paratë e taksapaguesve” të Kosovës. Ai më pas ka ndërprerë seancën plenare më 5 dhejtor.

“Ju drejtohem deputetëve të Listës Serbe që vijnë e provokojnë në këtë mënyrë. E patolerueshme në Kuvend kjo sjellje një herë në gjashtë muaj të vijnë me keqpërdor para të taksapaguesve. Në anën tjetër e luftoni Kosovën me çdo mjet që keni. Shkoni i rrini gatitu shefit kriminel [Millan] Radoiçiq. E keni guxim të vini në Kuvendin e Kosovës. Turp të keni, ndërpritet kjo seancë e kërkoj që ta lironi këtë sallë”, tha Konjufca.

Deputetët e Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, që nga fundi i vitit 2022 janë tërhequr nga pjesëmarrja në seancat plenare. Atëbotë, nga institucionet e Kosovës në veri u tërhoqën punonjësit serbë, përfshirë policët, gjykatësit e prokurorët, në shenjë pakënaqësie me disa vendime të Qeverisë së Kosovës.

Në përbërjen aktuale të Kuvendit të Kosovës, nëntë nga dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb, i takojnë Listës Serbe.

Këta deputetë nuk marrin pjesë në seanca, për shkak të “aksionit strategjik” – siç e kanë cilësuar ata bojkotimin e institucioneve të Kosovës – por paraqiten një herë në gjashtë muaj, për të mos i humbur mandatet.

Konjufca në fjalën e tij iu referua Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Gjatë sulmit në Banjskë, që institucionet e Kosovës e cilësojnë terrorist dhe e fajësojnë Serbinë se qëndron prapa tij, u vra një polic i Kosovës. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.

Gjithashtu lexoni:

Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?

​”Defender Europe 2025″, a po përshpejtohet rrugëtimi i Kosovës për anëtarësim në NATO?

Osmani pret sot liderë nga Antigua e Barbuda dhe Tanzania

Haziri: LDK nuk voton për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme

Kurti viziton komandën amerikane në kuadër të Defender Europe 25: Ushtria jonë po dëshmon aftësi të larta ndërveprimi me NATO-n

Kosova News 05/12/2024 05/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
80%
1 km/h
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?
10:53 -01/06/2025
​”Defender Europe 2025″, a po përshpejtohet rrugëtimi i Kosovës për anëtarësim në NATO?
10:45 -01/06/2025
Aksident tragjik në Pavlan të Pejës, një person humb jetën
09:46 -01/06/2025
Osmani pret sot liderë nga Antigua e Barbuda dhe Tanzania
09:43 -01/06/2025
Ministria e Mbrojtjes reagon ndaj artikullt të portalit “Nacionale”: Pozicionimi i brigadave serbe mbetet shqetësues
23:57 -31/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?