KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca takon Shefin e Zyrës së BE-së, pranon Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën
Politikë

Konjufca takon Shefin e Zyrës së BE-së, pranon Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kosova News
Kosova News 14:19 -26/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe Shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli, pritën sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadorin Tomáš Szunyog, nga i cili ka pranuar Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, publikuar më 12 tetor 2022.

Kryetari Konjufca e njoftoi Ambasadorin Szunyog përkitazi me punën e deritashme, arritjet, planet dhe sfidat e Legjislaturës së VIII-të, teksa ka përmendur përmbushjen e konsiderueshme të agjendës legjislative, pastaj miratimin e Rregullores së re të Punës, pas më shumë se një dekade përpjekjesh, si dhe miratimin e disa ligjeve shumë të rëndësishme që lidhen me Agjendën e Reformave Evropiane, që prej kohësh nuk kishin arritur të miratoheshin.

Kuvendi vetëm gjatë sesionit pranveror të këtij viti ka arritur të miratoi 87 ligje, shifër kjo më e larta e arritur gjatë një sesioni, tha Kryetari i Kuvendit.

Duke folur për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, Kryetari Konjufca vlerësoi se dokumenti në fjalë pasqyron progresin e arritur si asnjëherë më parë dhe po ashtu shërben si udhërrëfyes për institucionet tona shtetërore që të angazhohen edhe më shumë në përmbushjen e detyrave, sidomos në ato fusha ku mund të bëhet më shumë.

Tutje, Kryetari i Kuvendit njoftoi se ditëve në vijim do t’i shqyrtojnë dhe analizojnë gjetjet e Raportit dhe përmes një plani të posaçëm veprimi do t’i adresojnë të gjitha të gjeturat, duke thënë se Kuvendi i Republikës së Kosovës është i përkushtuar për t’i adresuar të gjitha rekomandimet e Komisionit Evropian.

Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, shprehu gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e mbështetjes së legjislativit në funksion të avancimit të agjendës së përbashkët evropiane.

Gjithashtu lexoni:

Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?

Rute: Lufta e Tretë Botërore mund të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi Jinpingut dhe Vladimir Putinit

Bajrami: VV-ja po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE

Gjuajti me armë në rrethana të paqarta, IPK rekomandon suspendimin e një polici

Kosova News 26/10/2022 26/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Nesër fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës
23:05 -06/07/2025
Përplasje ndërmjet policisë dhe studentëve në Serbi
22:33 -06/07/2025
Digjen ara me grurë dhe pyje në Lubizhdë të Malishevës
21:53 -06/07/2025
Procesi gjyqësor në Hagë, në fazën vendimtare
21:15 -06/07/2025
Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?
20:31 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?