KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca takon Roth: Roli i Gjermanisë në dialogun Kosovë – Serbi jashtëzakonisht i rëndësishëm
Politikë

Konjufca takon Roth: Roli i Gjermanisë në dialogun Kosovë – Serbi jashtëzakonisht i rëndësishëm

Kosova News
Kosova News 16:14 -11/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se ka pritur në takim kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, Michael Roth.

Kojnufca ka felenderuar Roth për angazhimin dhe mbështetjen që ai dhe shteti gjerman i kanë dhënë Republikës së Kosovës përgjatë viteve në rrugën e saj evropiane, sidomos sa i përket procesit të liberalizimit të vizave.

Njëherit, i pari i Kuvendit i ka kërkuar Roth që angazhimi gjerman për dialogun të vijojë pasi e konsiderojnë të rëndësishëm, për një proces parimor, efikas dhe të balancuar.

Postimi i plotë i tij:

Ishte kënaqësi e veçantë që sot të mirëprisja në takim Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, z.Michael Roth, i cili shoqërohej nga zv.ambasadori gjerman në Kosovë, z. Mathias Conrad, nga Dr. Ursula Bell dhe Dr. Sebastian Leuschner.

Në këtë takim tejet miqësor pata mundësinë që të falenderoja z.Roth për angazhimin dhe mbështetjen që ai dhe shteti gjerman i kanë dhënë Republikës së Kosovës përgjatë viteve në rrugën e saj evropiane, sidomos sa i përket procesit të liberalizimit të vizave.

Z. Roth është mjaft i informuar në lidhje me situatën ku gjendet rajoni ynë, pa hezituar të japë kontributin e tij shumë të rëndësishëm, gjë për të cilën i shpreha mirënjohjen time personale dhe atë të vendit tonë.

Theksuam marrëdhëniet e shkëlqyera mes vendeve tona dhe nevojën për t’i thelluar ato në të ardhmen, si vende mike dhe aleate që na bashkojnë vlerat dhe qëllimet e përbashkëta. Kontributi i shtetit gjerman është i pazëvendësueshëm, si në të shkuarën edhe sot, gjë për të cilën i shpreha mirënjohje z.Roth dhe ne synojmë që raportet e shkëlqyera t’i mirëmbajmë dhe t’i zhvillojmë me bashkëpununim në të gjitha sferat.

Gjermania ka qenë shumë e angazhuar edhe sa i përket dialogut për normalizim mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Duke marrë parasysh rolin e Gjermanisë brenda BE-së, i kërkova z.Roth që angazhimi gjerman të vijojë dhe se ne e konsiderojmë jashtëzakonisht të rëndësishëm, për një proces parimor, efikas dhe të balancuar.

Takime si këto asnjëherë nuk duhet të mungojnë.

Gjithashtu lexoni:

Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

Kërçeli i reagon Hotit për protestën pro gazit amerikan: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të

Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Kosova News 11/09/2023 11/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Holanda shkatërron Suedinë, Zeneli debuton në Botërorin 2026
21:12 -20/06/2026
Reali mohon interesimin për Olise: Nuk ka pasur kontakte me lojtarin
20:55 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?