Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në deklarimin e tij pas mbledhjes së kryesisë, ka thënë se Qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje.
“Nuk ka arsye që qeveria të japë dorëheqje, japin dorëheqje kur diçka nuk funksionon. Në Vetëvendosje kurrë nuk është mbajtur një diskutim i fokusuar vetëm në këtë temë. Qeveria e ka vazhduar aktivitetin e vetë në mënyrë normale”, ka thënë ai.
Tutje Konjufca e ka quajtur “rast të rrallë” gatishmërinë e partive për të shkuar në zgjedhje.
“Deri tash nuk ka ndodh asnjë takim i rëndësishëm për këtë çështje që të diskutohet se kur do të ishte koha e përshtatshme që vendi të shkojë në zgjedhje. Është rast i rrallë që të gjitha partitë pajtohen që vendi të shkojë në zgjedhje edhe pse nuk po arrijnë që kjo të bëhet”, ka thënë ai.