KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Konjufca priti në takim ish-ministrin gjerman të Mbrojtjes, Rudolf Scharping
Politikë

​Konjufca priti në takim ish-ministrin gjerman të Mbrojtjes, Rudolf Scharping

Kosova News
Kosova News 18:45 -14/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ish-ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping, njëherësh autor i librit “Nuk guxojmë të shikojmë mënjanë: Lufta e Kosovës dhe Evropa”, në të cilin dokumentohen masakrat e Serbisë kundër shqiptarëve të pambrojtur.

Konjufca me këtë rast i shprehu mirënjohje Scharping për kontributin e dhënë në themelet e lirisë dhe shtetësisë së vendit tonë, si dhe për përkrahjen e fuqishme që Gjermania po i jep Kosovës në proceset e deritanishme.

Duke folur për integrimet euroatlantike, kryetari i Kuvendit theksoi se Republika e Kosovës ndodhet në proceset e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë, dhe pret vazhdimin e mbështetjes së fuqishme nga Gjermania mike.

Vizita e Scharping përkon me 23-vjetorin e Ditës së Çlirimit, derisa kryetari Konjufca nënvizoi se përgjatë kësaj periudhe në Kosovë kanë ndodhur ndryshime të theksuara pozitive në konsolidimin e institucioneve tona demokratike, të shtetësisë dhe integrimeve evropiane.

Ish-ministri gjerman i Mbrojtjes, Rudolf Scharping, pasi e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, u shpreh i entuziazmuar me përparimin dhe të arriturat e Kosovës./kp/

Gjithashtu lexoni:

Rexhaj: Kam shpresë që Kurti dhe Limaj do të merren vesh për qeverinë

Osmani: Jam e shqetësuar për vonesat në konstituim të Kuvendit, por besoj në marrëveshje

Hyn në fuqi Ligji për Këshillin Prokurorial Haxhiu: Reforma nuk ndalet

Zvicra mbështet Kosovën për anëtarësim në BE, Keller-Sutter: Bota po përjeton një ristrukturim të thellë

Dashni e jashtëzakonshme për Osmanin në Zvicër — ka një mesazh të fuqishëm për diasporën shqiptare

TAGGED: ish-ministri gjerman, Konjufca, ndryshimet pozitive
Kosova News 14/06/2022 14/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
few clouds
11° _ 10°
86%
1 km/h
Wed
21 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C
Sat
15 °C

Lajmet e Fundit

Rexhaj: Kam shpresë që Kurti dhe Limaj do të merren vesh për qeverinë
19:14 -21/05/2025
Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë
18:58 -21/05/2025
Ballkani U21 shpallet kampion i Kosovës
18:30 -21/05/2025
Osmani: Jam e shqetësuar për vonesat në konstituim të Kuvendit, por besoj në marrëveshje
18:27 -21/05/2025
Bitcoin arrin një rekord të ri historik – kalon vlerën prej 109 mijë dollarësh
17:59 -21/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?