KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca pret në takim deputetin estonez: Përvoja e Estonisë e vlefshme për Kosovën në proceset integruese
Politikë

Konjufca pret në takim deputetin estonez: Përvoja e Estonisë e vlefshme për Kosovën në proceset integruese

Kosova News
Kosova News 15:06 -25/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim kryetarin e Grupit të Miqësisë me Kosovën në Parlamentin e Estonisë, deputetin Kristo Enn Vaga.

Me ligjvënësin estonez kryeparlamentari diskutoi për bashkëpunimin që ekziston midis dy shteteve dhe parlamenteve respektive, si dhe për mundësitë e avancimit të mëtejmë të tij në fusha të interesit të përbashkët.

“Pasi i konsideroi të shkëlqyera marrëdhëniet midis Kosovës dhe Estonisë, kreu i Kuvendit falënderoi deputetin Kristo Enn Vaga për mbështetjen koherente të shtetit të tij për Kosovën në forume dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare, duke theksuar nevojën që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen”, njofton zyra për informim e Kuvendit.

Kryetari Glauk Konjufca potencoi rrugën e Estonisë në procesin e integrimit euro-atlantik dhe shërbimet e avancuara në lëmin e teknologjisë informative, duke i vlerësuar si përvoja të vlefshme për Kosovën në proceset integruese e zhvillimore të saj.

Nga ana tjetër, kryetari i Grupit të Miqësisë me Kosovën në Parlamentin e Estonisë, Kristo Enn Vaga konfirmoi gatishmërinë e shtetit të tij për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe vazhdimin e mbështetjes për Kosovën.

Tutje në njoftim theksohet se bashkëbiseduesit ndanë mendimin e përbashkët se funksionalizimi i grupeve të miqësisë në të dyja parlamentet do t’i japë një shtysë të rëndësishme forcimit të këtyre marrëdhënieve e të miqësisë midis dy shteteve.

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?