Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime pas shpërthimit në Turqi, që la të vdekur 41 minatorë.
Konjufca tha se shpreson që raste të tilla të mos ketë më, teksa shkroi se Kosova lutet për familjet që humbën më të dashurit e tyre.
“Jemi thellësisht të pikëlluar për rastin tragjik e të dhimbshëm që ndodhi sot në mbrëmje në Amasra të Turqisë, ku shumë minatorë humbën jetën në një minierë qymyri pas shpërthimit të papritur në provincën Bartin”, ka shkruar Konjufca.
Kujtojmë se në lidhje me rastin tragjik ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani, si dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.