Deputetët e Listës Serbe janë kthyer në Kuvendin e Kosovës, pas pesë muajsh mungesë.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se sjellja e deputetëve të Listës Srpska që sot erdhën pas pesë muajve në Kuvend vetëm për t’u nënshkruar është e papërgjegjshme.
“Me ardhjen e tyre pas pesë muajsh është sjellja me e papërgjegjshme që mund ta shohim këtu. Ata qëndruan më pak se 10 minuta. Më e pakta që kërkoj është të privohen nga mëditjet e sotme”, tha Konjufca.
Betimi i këtyre deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës, është bërë më 17 nëntor 2022. Këta zëvendësuan ata të parët që dhanë dorëheqje si shenjë revolte pse Qeveria e Kosovës vendosi që mos të lejojë më qarkullimin e targave ilegale në veri të vendit.


