KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca: Nëse kërkohet që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive ose të bëhen ndryshime kushtetuese, vendi duhet të shkojë në zgjedhje
Politikë

Konjufca: Nëse kërkohet që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive ose të bëhen ndryshime kushtetuese, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Kosova News
Kosova News 21:00 -22/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pohuar se Kosova ka marrë garanci të forta ndërkombëtare se me asociacionin nuk do të krijohet niveli i tretë i pushtetit dhe nuk do të preken vijat e kuqe të funksionimit kushtetues.

Konjufca, në nje interviste në Tëvë1, ka deklaruar se nëse kërkohet që asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive ose të bëhet me ndryshime kushtetuese, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Kemi marrë garanci të forta që asociacioni do të jetë një lloj forumi. Por, nëse kërkohet që asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive ose të bëhet me ndryshime kushtetues, mendoj që asgjë më nuk ka vlerë dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje”, thekson ai.

Konjufca, thotë se kërkesa për asociacion, përveç faktit se është paraparë me marrëveshjen e vitit 2013 mes Kosovës e Serbisë, ajo paraqet një kërkesë të Serbisë dhe jo komunitetit serb.

Ai tha se për serbët e Kosovës jetike është që ata t’i shfrytëzojnë të drejtat që ua mundëson Pakoja e Ahtisaarit, si një dokument që parasheh të drejtat për komunitetet pakicë në nivelin më të lartë të mundshëm.

Konjufca sqaron hapat që pritet të ndiqen në vijim në lidhje me vet-menaxhimin e komunitetit serb, sipas Planit Evropian dhe Aneksit të veprimit.

“Si veprim ajo është e cekur që BE-ja e krijon një ekip të monitorimit, së pari ai ekip i monitorimit pastaj i raporton BE-së edhe i shtynë palët drejtë asaj për të cilën kanë thanë që janë pajtuar”, thotë ai.

Në këtë aspekt, ai thotë se Qeveria por edhe opozita, tashmë janë pozicionuar fuqishëm që nuk duhet lejuar asociacion me kompetenca ekzekutive

“Garancitë janë të forta që do të jetë një lloj i diçka si forum për trajtimin e interesave të serbëve”, thotë ai. Por, punët ndryshojnë, nëse kërkohet një asociacion i nivelit të tretë të pushtetit.

“Një entitet i cili është monoetnik, e i cili është bartës i pushtetit publik dhe për të cilin nga Kosova kërkohet me e ndryshu kushtetutën, unë mendoj që kjo është vijë e kuqe, dhe atëherë duhet të ngulim këmbë, atëherë nuk ka lidhje as nëse flasim për këso e aso parametra. Qeveria e Kosovës nuk ka kuptim, nuk ka kuptim më as parlamenti i Kosovës dhe menjëherë vendi duhet me shku në zgjedhje për mendimin tim”, thotë kryekuvendari Konjufca.

Ai pret që edhe në seancën e të enjtes në Kuvendin e Kosovës, pushtet e opozitë të hartojnë eventualisht një rezolutë me të cilën do të ritheksoheshin vijat e kuqe përtej të cilave Kosova nuk mund të negociojë e as zbatojë asgjë.

Gjithashtu lexoni:

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Kosova News 22/03/2023 22/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
22:16 -31/07/2026
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
21:19 -31/07/2026
Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike
21:14 -31/07/2026
Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik
21:09 -31/07/2026
Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës
20:21 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?