KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca kujton Masakrën e Rezallës – thotë se në vend të Serbisë, Kosova sot është e ulur në bankën e drejtësisë
Politikë

Konjufca kujton Masakrën e Rezallës – thotë se në vend të Serbisë, Kosova sot është e ulur në bankën e drejtësisë

KosovaNewss
KosovaNewss 15:09 -05/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kujtuar 24-vjetorin e masakrës së Rezallës, e cila konsiderohet si njëra ndër masakrat më të mëdha gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë rast, Konjufca tha se në vend që Serbia të gjykohej për gjenocidin ndaj popullit shqiptar, sot Kosova ndodhet e ulur në bankat e drejtësisë dhe, sipas tij, kjo nuk është gjë tjetër veçse padrejtësi.

“Jemi në 24-vjetorin e masakrës së Rezallës, në një prej akteve gjenocidale më të mëdha që i ka bërë Serbia në Kosovë. Kjo së bashku me gjithë masakrat e kryera nga aparati shtetëror e ushtarak i Serbisë e përbëjnë gjenocidin që ky shtet e ka ushtruar mbi popullin e Kosovës. Këtu të gjitha po i kujtojmë në kohën kur nuk është Serbia ajo që po gjykohet dhe ta marrë dënimin e merituar, me gjithë ata kriminelë lufte që i mban brenda, por është pikërisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe pjesëtarët e saj, vetë Kosova është e ulur në bankën e drejtësisë, kjo nuk mund të përjetohet ndryshe veç si padrejtësi”, ka thënë Konjufca para gazetarëve.

Sipas Konjufcës, 24 vjet pas masakrave, krimeve e gjenocidit ndaj popullit shqiptar, askush nuk e ka menduar se “do të ishim ne që duhet të arsyetojmë që nuk kemi qenë kriminelë dhe nuk kemi qenë agresori, por Serbia me gjithë ata ushtarë e policë që vranë qytetarë të pafajshëm, pleq, gra e fëmijë, veç pse ishim shqiptarë”.

Kryeparlamentari tha se shihet liria ende nuk ka përfunduar sepse po i ka sfidat e veta, njëra prej të cilave edhe ajo që po përballet vendi.

Ai foli edhe për kërkesën e Serbisë që të mos përdoret termi “persona të zhdukur me dhunë”, në marrëveshjen në mes të dyja vendeve.

Konjufca tha se ky term do të përdoret, ashtu si nëpër konventat ndërkombëtare dhe, sipas tij, Serbia e kërkon mospërdorimin e tij për t’i ikur përgjegjësisë.

“Informacioni im është që ky term do të përdoret në marrëveshje, pra termi ‘të zhdukurit’, siç përdoret nëpër konventa ndërkombëtare, sepse Serbia është munduar t’i përdorë terminologji të tjera për t’i ikur përgjegjësisë”, ka përfunduar ai.

Presidentja Osmani përkujton Masakrën e Rezallës: Është dëshmi e krimeve makabre që ka kryer Serbia në Kosovë

Gjithashtu lexoni:

“Ekskluzivet” e gazetarit Adriatik Kelmendi po dalin të jenë ekskluzivisht lajme të rreme, Kurti në takim të përzemërt me të dërguaren e OKB-sê

Presidentja Osmani: Kosova kurrë në historinë e saj nuk e ka sulmuar asnjë vend

Haradinaj takon ambasadorin Rohde, thotë se AAK është e gatshme për gjetjen e zgjidhjes për tejkalimin e bllokadës politike

Pushon aktiviteti i ‘Lëvizjes për Bashkim’, e çregjistron KQZ-ja

Kurti fton Bosch Rexroth të investojë në Kosovë: “Jemi qendër digjitale e rajonit”

KosovaNewss 05/04/2023 05/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Mbappe kritikohet për mungesë të angazhimit në mbrojtje
23:04 -10/07/2025
Një person hidhet nga kati i katërt i një ndërtese në Prishtinë
22:48 -10/07/2025
Prishtina mposhtet me rezultat të thellë në ndeshjen e parë ndaj Sheriff Tiraspolit
21:57 -10/07/2025
Theo Hernandez nënshkruan me Al Hilal
21:25 -10/07/2025
“Ekskluzivet” e gazetarit Adriatik Kelmendi po dalin të jenë ekskluzivisht lajme të rreme, Kurti në takim të përzemërt me të dërguaren e OKB-sê
21:23 -10/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?