Seanca parlamentare ka nisur të enjten me vërejtjen e kryeparlamentarit Glauk Konjufca që është ankuar se po pihet shumë duhan nga deputetët në bufe të parlamentit.
Ai tha se kjo sjellje është e papranueshme, teksa i paralajmëroi se në rast se e njëjta do të përsëritet, do të ua thërras inspektoratin.
“Kam ankesa nga deputetët se në bufe po pihet shumë duhani. Kjo është një sjellje e papranueshme dhe nëse vetëm edhe njëherë e kam një informatë që po pihet duhani në bufe më detyroni ta thërras inspektoratin e shtetit. Pirja e duhanit është e ndaluar në të gjitha hapësirat e brendshme dhe kjo së pari duhet të vlejë për ligjvënësit”, ka thënë ai.


