Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka mirëpritur në një takim gazetarët nga Ukraina, të strehuar në shtetin tonë në kuadër të programit të mbështetur dhe të financuar nga Qeveria e Kosovës.
Konjufca tha se në një bashkëbisedim të përzemërt me gazetarët shkëmbyen pikëpamje për luftën dhe përjetimet nëpër të cilat po kalon populli në Ukrainë.
“Republika e Kosovës është rreshtuar me botën humane e demokratike, duke e dënuar agresionin e paprovokuar të Federatës Ruse ndaj Ukrainës dhe duke iu përgjigjur edhe me sanksione këtij agresioni. Populli ynë qëndron përkrah popullit ukrainas në këto kohë të vështira, por edhe atëherë kur paqja dhe liria sërish do të ngadhënjejnë në atdheun e tyre. Gazetarët nga Ukraina janë të mirëpritur çdoherë në Republikën e Kosovës. Ndihuni si në shtëpinë tuaj!:, ka shkruar Kojufca pas takimit me gazetarët.


