Mandatari i ri i Vetëvendosjes për kryeministër, Glauk Konjufca pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ka shprehur shpresën se opozita do të reflektojë dhe do të kenë një bashkëpunim për të shmangur zgjedhjet në dhjetor dhe votimin e buxhetit të 2026.
Ai ka thënë se do të kërkojnë marrëveshje koalicionin me partitë politike.
“Ne do të kërkojmë ndonjë marrëveshje koalicioni me partitë politike. Ideja ka qenë e thjeshtë që të bëhet nj qeveri e re”, tha ai.


