KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca: Anëtarësimi i Kosovës në KE, domethënës në 75-vjetorin e saj 
Politikë

Konjufca: Anëtarësimi i Kosovës në KE, domethënës në 75-vjetorin e saj 

Kosova News
Kosova News 18:36 -24/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Anëtarësimi i Republikës së Kosovës sivjet në Këshillin e Evropës, simbolikë domethënëse në 75-vjetorin e themelimit të KE. Kështu ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili po vazhdon vizitën zyrtare në KiE, në Strasburg të Francës.

Në njoftimin për media, thuhet se Konjufca dhe delegacioni i Kosovës kanë marrë pjesë në një seri takimesh të rëndësishme me përfaqësues të KE-së. Këto takime, sipas njoftimit, kanë ofruar një platformë të vlefshme për të lobuar për anëtarësimin sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Një nga takimet kyçe të zhvilluara sot ishte me Presidentin e sapozgjedhur të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Theodoros Roussopoulos dhe Sekretaren e Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKiE), Despina Chatzivassiliou“, thuhet në njoftim.

Tutje, vazhdon njoftimi se gjatë takimit Konjufca shprehu falënderimin e tij për pritjen duke uruar Roussopoulos për emërimin e tij në detyrën e Presidentit të KE.

Gjithashtu, Konjufca dhe delegacioni i Kosovës përmendën të arriturat në reformën e drejtësisë, masat kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

Ata theksuan rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për të përmirësuar pavarësinë e sistemit gjyqësor, për të luftuar korrupsionin dhe për të promovuar përfshirjen dhe barazinë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Konjufca po ashtu ka takuar Davor Ivo Stier, Kryetar i ri i Grupit të Partisë Popullore Evropiane, me të cilin ka diskutuar për rëndësinë e integrimit të Kosovës në strukturat e KE-së dhe kontributin e saj në stabilitetin dhe prosperitetin rajonal.

Po ashtu, Konjufca zhvilloi një takim me Azadeh Rojhan, raportuese për Kosovën në Komisionin për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut, si dhe Oleksiy Goncharenko, përfaqësues i Grupit të Konservatorëve Evropianë dhe Aleancës Demokratike.

Në këto takime u shkëmbyen pikëpamjet për situatën ligjore dhe të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe u theksua përkushtimi i institucioneve të vendit për përparimin e mëtejshëm.

Në vazhdim, kryetari Konjufca pati edhe një takim produktiv me delegacionin kombëtar të Italisë, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Italisë në kuadër të procesit të anëtarësimit në KE.

Vizita zyrtare në Këshillin e Evropës u përmbyll me takimin me Dominique Hasler, Ministre e Punëve të Jashtme, Arsimit dhe Sportit të Lihtenshtajnit dhe kryetare e Komitetit të Ministrave.

Ky takim forcoi edhe më tej lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Lihtenshtajnit dhe nënvizoi përkushtimin për bashkëpunim shumëpalësh në kuadër të KE.

Kryetari Konjufca theksoi se anëtarësimi i Republikës së Kosovës sivjet do të ishte një simbolikë domethënëse me rastin e 75-vjetorit të themelimit të kësaj organizate, shënimi i së cilës do të bëhet nën Presidencën e Lihtenshtajnit.

Gjithashtu lexoni:

Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

Kërçeli i reagon Hotit për protestën pro gazit amerikan: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të

Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Kosova News 24/01/2024 24/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?