KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konfirmon Ministria e Drejtësisë: I dyshuari për vrasjen në Klinë ishte shpallur në kërkim nga Interpoli
Siguri

Konfirmon Ministria e Drejtësisë: I dyshuari për vrasjen në Klinë ishte shpallur në kërkim nga Interpoli

Kosova News
Kosova News 11:53 -09/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Drejtësisë (MD) ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen që ndodhi në një lokal të Klinës i cili është ende në arrati ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar në Interpol nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Në një përgjigje MD ka thënë se i njëjti me urdhër të kërkimit ndërkombëtar ishte arrestuar në Itali, pastaj MD në Kosovë e kishte dorëzuar kërkesën për ekstradim.

“Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës konfirmon se personi në fjalë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në Interpol nga Gjykata Themelore në Pejë-dega në Klinë për veprën penale vjedhje e rëndë”, thuhet në përgjigjen e MD-së. I njëjti mbi bazën e urdhër kërkimit ndërkombëtar ishte arrestuar në Itali, pastaj Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës përkitazi me nenin 40, të Ligjit 04/L-213 për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Penale, e kishte dorëzuar kërkesën për ekstradim”, thuhet në përgjjigjen e MD-së.

Tutje thuhet se Gjykata kompetente italiane kishte konstatuar se kërkesa për ekstradim e Republikës së Kosovës i plotëson kushtet ligjore dhe Ministria e Drejtësisë e Republikës së Italisë e kishte miratuar ekstradimin e personit.

“Po ashtu, pas plotfuqishmërisë së vendimeve ishte realizuar ekstradimi i tij nga Policia e Kosovës në muajin shkurt 2023”, thuhet tutje për Dukagjinin, nga MD.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se i dyshuari, Tush Frroku, për vrasjen e së hënës në një lokal në nё rrugën “Leonard Palucaj”- Klinё në të kaluarën ka kryer edhe vepra të tjera penale.

Përmes një përgjigjeje dhënë nga Prokuroria Themelore në Pejë njoftohet se Frroku është akuzuar edhe për dy vepra të tjera penale dhe se ndaj tij kishte procedurë edhe për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Në përgjigjen e prokurorisë thuhet se në vitin 2012, Prokuroria Themelore e Pejës kishte ngritur aktakuzë ndaj Frrokut për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Po ashtu, ndaj tij ishte ngritur edhe aktakuzë për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.

Kurse, në vitin 2016, sipas Prokurorisë ndaj të dyshuarit Frroku, ka pasur procedurë të zhvilluar për veprën penale “Përdorimi armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Mbrëmë, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij si i dyshuar për vrasjen e ndodhur në një koal në Hinë.

Siç ka bërë të ditur Policia, i dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe nën kërcënim të armës ka grabitur më pas një veturë duke u larguar në drejtim të Gurrakocit.

Policia ishte vënë në ndjekje të tij dhe në fshatin Kosh të Istogut është gjetur vetura e braktisur.

Ndryshe, viktima fillimisht ishte plagosur, por kishte ndërruar më pas jetë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

Kosova News 09/08/2023 09/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?