KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komunat me shumicë serbe, Hargreaves: Kosova ka marrë zotime, të dalë me propozime konkrete
Politikë

Komunat me shumicë serbe, Hargreaves: Kosova ka marrë zotime, të dalë me propozime konkrete

Kosova News
Kosova News 14:16 -12/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se Kosova ka marrë zotime, veçanërisht në Bruksel dhe Ohër që lidhen me një formë kuptimplotë të vetëqeverisjes për komunat me shumicë serbe dhe se e rëndësishme është që Kosova t’i përmbushë këto zotime dhe të dalë me propozime konkrete.

Kështu tha ai në një intervistë për KosovaPress.
“Siç e dini, Kosova ka marrë zotime, veçanërisht në Bruksel dhe Ohër, që lidhen me një formë kuptimplotë të vetëqeverisjes për komunat me shumicë serbe. Jam i sigurt se ka shumë mënyra për ta realizuar këtë. E rëndësishme është që Kosova t’i përmbushë këto zotime dhe të dalë me propozime konkrete. Nëse nuk i pëlqejnë propozimet e deritanishme, mund të paraqesë të tjera që përmbushin angazhimet që tashmë ka pranuar. Prandaj mendoj se ekziston mundësia që Kosova të ecë përpara në këtë drejtim. Dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse pa këtë do të jetë e vështirë që i gjithë procesi të vazhdojë. Kjo është gjithashtu një çështje që mund t’u japë besim miqve të Kosovës, të cilët e mbështesin përparimin e saj. Ne jemi miq të Kosovës dhe duam ta ndihmojmë të ecë përpara në këto procese. Përparimi drejt një forme asociacioni apo vetëqeverisjeje do të na jepte më shumë besim për ta mbështetur fuqishëm këtë proces”, tha Hargreaves për KosovaPress.

Kurse, ambasadori gjerman foli për rrezikimin e fondeve të Kosovës nga BE-ja në rast se nuk funksionalizohet kuvendi.

“Në fund të këtij muaji, Kosova rrezikon të humbasë fonde nga Bashkimi Evropian, sepse disa objektiva dhe kritere të dakorduara nuk mund të përmbushen. Ato nuk mund të realizohen pa funksionimin e Kuvendit. Nëse kjo ndodh, po flasim për vetëm dy javë nga tani, Kosova mund të humbasë shuma të konsiderueshme financiare. Por kjo është gjithashtu një sinjal për mënyrën se si po funksionon bashkëpunimi. Dhe kjo nuk ka të bëjë as me aplikimin për anëtarësim në BE, as me dialogun me Beogradin. Kjo është punë që mund të bëhet këtu, në Kosovë”, tha Rudolph për KosovaPress.

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave

Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje

Konjufca paralajmëron ftesat e radhës nga Kurti për tri partitë shqiptare

Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja

Kosova News 12/06/2026 12/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve
19:45 -10/08/2026
Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë
19:38 -10/08/2026
MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme
19:32 -10/08/2026
Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet
18:56 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?