KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komuna e Prishtinës ndihmon pacientët me sëmundje kronike, ja kush mund të përfitojë
Shëndetësi

Komuna e Prishtinës ndihmon pacientët me sëmundje kronike, ja kush mund të përfitojë

Kosova News
Kosova News 10:33 -13/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Komuna e Prishtinës vitin që shkoi, ka ndarë 350 mijë euro, për pacientët me sëmundje kronike, ku hyjnë sëmundjet malinje, diabeti me komplikime, sëmundjet e zemrës, e sëmundje të tjera. Por shumica e këtyre pacientëve që kanë përfituar, kanë qenë ata me sëmundje malinje.

Drejtori i Shëndetësisë i Komunës së Prishtinës Izet Sadiku, ka thënë se edhe këtë vit komuna do t’i ndajë 300 mijë euro, për pacientët me sëmundje kronike.

E shuma të cilën mund ta përfitojë një pacient me sëmundje kronike është deri në 250 euro maksimumi. Sadiku thotë se vitin 2024 kanë aplikuar 5 mijë e 500 persona, ndërsa vetëm 1600 prej tyre kanë përfituar. E zgjedhja e personave që do të përfitojnë, bëhet pas një vlerësimi, nga komisioni profesional.

“Dhe këtë vit japim 300 mijë euro. Deri 250 euro është maksimumi që mund të përfitojë një pacient. Është një komision profesional, i cili i shqyrton kërkesat dhe të gjithë ata që i plotësojnë kushtet përfitojnë.  Por një pjesë nga ky buxhet, së pari ndahet për pëacientët me sëmundjen e kancerit dhe pjesa tjetër pastaj për persona me sëmundje tjera kronike”, thotë Sadiku.

Thotë se nga ky buxhet mund të përfitojnë dhe pacientët me diabet, mirëpo vetëm ata që kanë komplikime, si pasojë e kësaj sëmundje.

“Dhe të sëmurët me diabet që kanë komplikime mund të aplikojnë dhe pastaj komisioni vlerëson. Së pari shqyrtohen rastet me sëmundje malinje, të cilat kanë prioritet. Pastaj këta me hemodializë me asmë, me diabet me komplikime. Më sëmundje  kardiovaskulare, derisa te shpenzohen mjetet e ndara për këtë kategori, të tjerët pastaj refuzohen”, thotë Sadiku per indeksonline.

Gjithashtu lexoni:

Shtim i vaksinimit, efektiv për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi në fushën e sëmundjeve ngjitëse

Vitia: Kushdo që ka provon të vendosë në sprovë shtetin dhe institucionet e vendit do të dështojë

Sëmundja Ethet Hemorragjike Krime-Kong, AUV del me një sqarim

Këshilla nga “Zhan Mitrev”: Kujdesi në shtëpi pas lindjes me prerje cezariane

Kosova News 13/01/2025 13/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Chopin Piano Fest hapet me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti: një festival që lidh muzikën me diplomacinë kulturore
00:35 -09/05/2025
Aksident mes vetures dhe motoçiklistit në rrugën C në Prishtinë
23:53 -08/05/2025
“Duam të jemi vend serioz”, Maqedonia e Veriut do të blejë avion të ri qeveritar
23:43 -08/05/2025
Bajrami jep garanci: LDK nuk ka vota as për Qeveri të LVV-së dhe as të ish-opozitës
23:15 -08/05/2025
Publikohen përgjimet e Hysri Selimit me BIA-n: E kam dërguar oficerin tonë për ty në Siri, më tha që je gjallë…
23:11 -08/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?