Komuna e Prishtinës ka hapur tender për ndërtimin e sallës multifunksionale për sportet me dorë.
Vlera e parashikuar e kontratës është 8 milionë euro.
Edhe pse janë dërguar pyetje në Komunën e Prishtinës për të marrë informata për lokacionin dhe detaje tjera lidhur me këtë projekt, por që nga 10 tetori nuk kanë kthyer përgjigje.
Procedurat e tenderimit për ndërtimin e kësaj salle sportesh kishin nisur në kohën e qeverisjes së Shpend Ahmetit.
Projekti i ish-qeverisjes ishte që të ndërtohet në lagjen ‘Kalabria’ në Prishtinë, afër Stacionit të autobusëve.
Asokohe, për këtë projekt komuna e Prishtinës në buxhetin e këtij 2021 kishte ndarë 5 milionë euro, por shifër të cilën e kishin konsideruar të pamjaftueshme për realizimin e këtij projekti.
Sipas njoftimit të datës 10 tetor 2022, ekzekutimi i kontratës do të bëhet në bazë të kushteve të veçanta të kontratës në harmoni sipas rregullave dhe praktikave të Bashkimit Evropian, shkruan kallxo.com
Kohëzgjatja e kontratës është 300 ditë.
Lloji i procedurës është e kufizuar.
Në bazë të aplikacioneve të pranuara, më së shumti 6 kandidatë do të ftohen për të dorëzuar tenderët e detajuar të kësaj kontrate.
Autoriteti Kontraktues do të kualifikoj në maksimum 6 operator ekonomik. Faktori i cili do të merret në konsideratë gjatë ri ekzaminimit është a) Vlera më e lartë e kontratave të përfunduara me sukses që e plotësojnë kriterin e kapacitetit teknik deklaruar në aneksin 4.
Kriteret e dhënies është tenderi ekonomikisht më i favorshëm në drejtim të çmimi me koeficient 0,40, garancioni me koeficient 0,20, metodologjia me koeficient 0,30 dhe plani Dinamik i Detajuar me koeficient 0,10.
Afati i fundit për pranimin e tenderëve është 31 tetor 2022.Sipas njoftimit, sigurimi i tenderit kërkohet në fazën e dytë – vlera 160.000,00.Periudha e vlefshmërisë së tenderit është 90 ditë.
Më 16 shkurt 2022, ish-kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti kishte publikuar sërish fotografi të projektit nga një kompanie sllovene që ka fituar në konkursin ndërkombëtar për sallen e re të sporteve me dorë në Prishtinë te Stacioni i Autobusëve.
Ahmeti i kishte bërë thirrje kreytarit Përparim Rama që mos ta “ndërprej këtë projekt të domosdoshëm për Prishtinën”.