KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kompania “Pastrimi”: Vendimi i Komunës së Prishtinës për faturat është i paligjshëm, shkel institucionet dhe dëmton qytetarët
Lajme

Kompania “Pastrimi”: Vendimi i Komunës së Prishtinës për faturat është i paligjshëm, shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

KosovaNewss
KosovaNewss 18:45 -05/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

KRM “Pastrimi”, ka dënuar ashpër vendimin e Komunës së Prishtinës, e cila ka informuar qytetarët se nga data 1 janar 2025 nuk janë të obliguar të paguajnë faturat për shërbimin e mbeturinave ndaj ndërmarrjes sonë.

Këtë vendim kjo kompani e ka quajtur “vendim i paligjshëm që shkel institucionet dhe dëmton qytetarët”.

Sipas tyre, njoftimi i Komunës së Prishtinës është bërë pa asnjë bazë ligjore dhe bie në kundërshtim me rregulloren për menaxhimin e mbeturinave, e cila është miratuar nga Kuvendi Komunal dhe aprovuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

KRM “Pastrimi, thotë se ky veprim i Komunës së Prishtinës përbën një shkelje të rëndë ligjore, pasi:

“Nuk ekziston asnjë vendim nga ndonjë organ kompetent gjyqësor, si Gjykata Themelore apo Gjykata Kushtetuese, që do të pezullonte rregulloren për menaxhimin e mbeturinave.

Shpërfill vendimin e Kuvendit të Prishtinës, i cili është institucioni më i lartë vendimmarrës në nivel lokal.

Shkel miratimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e cila ka dhënë dritën e gjelbër për këtë rregullore.

Krijon konfuzion dhe dëmton funksionimin e shërbimeve publike, duke ndikuar negativisht në cilësinë e menaxhimit të mbeturinave në kryeqytet.

Një veprim i tillë nuk ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve, por vetëm krijimin e një situate kaotike për të justifikuar dhënien e një tenderi 16 milionësh një kompanie private, në dëm të ndërmarrjes publike dhe interesit të qytetarëve”, thuhet tutje në reagim.

“Duke qenë se ky vendim nuk ka asnjë bazë ligjore dhe përbën një tejkalim të kompetencave nga Komuna e Prishtinës, ftojmë të gjithë qytetarët që:

Të mos bien pre e këtij manipulimi dhe të vazhdojnë pagesat e tyre ndaj KRM “Pastrimi”, siç është përcaktuar në rregulloren e miratuar ligjërisht.

Të kërkojnë llogari nga institucionet përgjegjëse, duke mos lejuar që një shërbim i domosdoshëm si menaxhimi i mbeturinave të keqpërdoret për interesa të caktuara.

Të jenë të vetëdijshëm se çdo vendim për ndryshim të pagesës së mbeturinave duhet të kalojë përmes institucioneve ligjore përkatëse, dhe jo përmes komunikimeve të paligjshme e të pavlefshme.

KRM “Pastrimi” sh.a. do të vazhdojë të ofrojë shërbimin e mbledhjes dhe menaxhimit të mbeturinave për qytetarët e Prishtinës, duke respektuar ligjet dhe vendimet institucionale. Ndërkohë, kërkojmë nga Komuna e Prishtinës që të tërheqë menjëherë këtë njoftim të jashtëligjshëm, dhe nga organet kompetente që të ndërmarrin masat e nevojshme për të parandaluar shkelje të tilla në të ardhmen”, thuhet në fund.

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike

KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Dita e 14-të. Pas 3 orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

KosovaNewss 05/02/2025 05/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?