KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kompania mediatike “Arena News” e “Telekom Srbija” zbarkon në Tiranë
Rajon

Kompania mediatike “Arena News” e “Telekom Srbija” zbarkon në Tiranë

Jeton Sopa
Jeton Sopa 14:06 -21/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

“Telekom Srbija” me një marrëveshjeje franshize, po e zgjeron markën “Newsmax Balkans” në Evropën Lindore, duke filluar me vende si: Sllovakia, Hungaria, Rumania, Greqia dhe Shqipëria.

Mediet tiranase raportuan për një shoqëri tregtare të regjistuar dje në Tiranë, një kompani me kapital serb – kompaninë “Arena News Channels Two Albania” sh.p.k., e cila është në pronësi të “Telekom Srbija” AD, nëpërmjet kompanisë tjetër serbe: “ARENA CHANNELS GROUP DOO BEOGRAD”.

Nga të dhënat e lexuara në regjistrin tregrar të Republikës së Shqipërisë (QKB) kjo kompani është e regjistruar për të ushtruar aktivitet në fushën e medieve. Për këtë qëllim do ti drejtohemi me shkrim rregullatorit medial – AMA për të kuptuar nëse e njeta ka aplikuar, apo, tashmë, është paisur me liçencë për të operuar si televizion.

Deri sa të kemi pranuar përgjigje nga AMA, kur do te botojmë vazhdimin, po e shoshitim pak këtë kompani të regjistruar në Tiranë dhe kompaninë e saj amë në Beograd të Serbisë me të dhëna nga regjistrat tregtarë të të dy vendeve dhe profilet e akterëve në LinkedIn e në Media Ownership Monitor.

Shoqëria tregtare e regjisturar në Republikën e Shqipërisë

Emri i kompanisë është “Arena News Channels Two Albania”, me numër të regjistrimit: M52320021O. Pronarë i vetëm, me 100% të kuotave, kompania serbe: “Arena News Channels Two DOO Beograd” (21995576), e regjistruar në Beograd, Serbi. 

Objekti i aktivitetit: (i) Prodhimi, transmetimi dhe shpërndarja e përmbajtjeve audiovizive nëpërmjet televizionit, internetit, platformave digjitale dhe rrjeteve sociale. (ii) Botimi dhe administrimi i publikimeve elektronike dhe mediave online. (iii) Prodhimi, redaktimi dhe shpërndarja e materialeve video dhe audio për qëllime informuese, arsimore dhe argëtuese. (iv) Aktivitete gazetareske dhe shërbime agjencie, përfshirë mbledhjen, përpunimin dhe shpërndarjen e informacionit, lajmeve dhe raporteve. (v) konsulencë, (vi) marketing e shitje të hapësirës reklamuese.

“Screenshot” i ekstraktit historik të kompanisë “Arena News Channels Two Albania” sh.p.k. E njejta, ende nuk e ka deklaruar pronarin e përfitues, siç kërkohet me ligjet shqiptare.

Selia e regjistruar e kompanisë në rrugën “Dervish Shaba”, rrethrrotullimi i qendres tregtare “TEG”, Blloku B-1, Lagjja “Mjull-Bathore”, Tiranë. E-Mail: [email protected], kurse telefoni: +355 4 22 33 532.

Pamje e zonës nga Google Map. Mediet në Tiranë kanë ngritur dyshime në lidhje me adresën e “Arena…” e adresat tjera që shifen në këtë zonë, të lidhura me biznese tashmë të regjistruar në Tiranë, dhe jo vetëm.

I emëruar si drejtor, me mandat deri në 2030, z. Zoran Glišović (Gllishoviq), nga Beogradi i Serbisë, i cili, referuar profilit të tij në LinkedIn, në vendin e vet tek kompania amë e mbanë pozitën e zv. drejtorit komercial e për shërbime të përbashkëta. 

Kurse, drejtor i kompanisë amë në Beograd është Aleksandra Krstić (Alleksandra Kërstiq), e cila sipas këtij artikulli në Media Ownership Monitor Serbia, është një ish-drejtuese në televizionin “Happy” – një shtëpi mediale derivat i “TV Košava”-s (TV Koshava) të Maria Milošević (Millosheviq), vajzës së kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq. 

Të dy këta bashk, kanë punuar për Invej AD të Predrag Ranković (Rankoviq) – Peconi – një biznimen kontravers, privatizues në Serbi e më gjerë në Ballkan me paratë e Millosheviqit të fshehuara në Qipro e vegël besnike e Vuçiqit, një i arrestuar në vitin 2003 si pjestarë i dyshuar i “Klanit të Zemunit”.

Profili i Happy TV në Media Ownership Monitor, CEO Alleksandra Kërstiq, kryeredaktor Millomir Mariq (gazetar kontravers e i afërt me Vuçiqin). Happy TV (me frekuencë nacionale) doli nga bashkimi i Happy TV dhe Koshava TV, ky i fundit dikur në pronësi të Marija Milosevic, vajzës së Slobodan Milosevic… Ky televizion ka afërsi me Pink TV

Shoqëritë tregtare amë, regjistrimet në Serbi

Nga regjistri tregtar serb (APR – Agjensioni për Regjistra Tregtar) shofim se “ARENA NEWS CHANNELS TWO DOO BEOGRAD” është një shpk e regjistruar në Serbi më 13.03.2024, me numër amëz: 21995576 e me pronarë të vetëm shoqërinë serbe: “ARENA CHANNELS GROUP DOO BEOGRAD” (numri amëz: 20510293). 

Kurse, kjo e fundit, “ARENA CHANNELS GROUP DOO” (20510293), është në pronësi të plotë nga Telekom Srbija AD.

Franshiza NewsMax Balkans e “Telekom Srbija”

Kompania “Arena News Channel Two DOO Beograd” është entiteti prapa një kanali televiziv serb – NewsMax Balkans. Në impresumin e publikuar në web-faqen e tyre, NewsMax Balkans shkruan: “Redaksia e televizionit ‘Newsmax Balkans’ është themeluar në mars të 2024, si partneri i parë medial i televizionit amerikan Newsmax”.

Kurse, kompani amë e saj – “ARENA SPORT” njihet si vegla më efikase e Vuçiqit për t’i blerë me radhë të gjitha përmbajtjet atraktive sportive përtej secilës logjikë ekonomike, me qëllim që të dominojë tregun edhe në Serbi dhe më gjërë në Ballkan. Më heret kemi shkruar për skandalin e kabllorit ArtMotion në Kosovë, që transmetonte ndeshje futbolli vetëm në serbisht e që emitonte spote glorifikuese për terroristët e Banjskës.

Lidhjen e marrëveshjes franshizë e pat anoncuar vitin e kaluar edhe drejtori gjeneral i “Telekom Srbija” AD, Vladimir Lučić (Vlladimir Luçiq).

Në komunikatën zyrtare të “Telekom Srbija” me rastin e lidhjes së marrëveshjes së franshizës për NewsMax TV në Ballkan, shkruante se: “Vladimir Lučić (Vlladimir Lluçiq), drejtor ekzekutiv i “Telekom Srbija” AD, është në krye të partneritetit me kompaninë Newsmax për të ngritur e zgjeruar franshizën “Newsmax Balkans”. Përmes kësaj marrëveshjeje franshize, “Telekom Srbija” po e sjell markën “Newsmax” në Evropën Lindore, duke filluar me vende si: Sllovakia, Hungaria, Rumania, Greqia dhe Shqipëria”.

Lluçiq njihet edhe si person që publikisht shprehet kundër pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës. Lluçiqi fyean e nënçmon insitucionet e Kosovës dhe udhëheqësit e saj. Këtë ai e shprehë haptas nëpër intervista të ndryshme, që zakonisht i jep në medie të afërta me regjimin e Vuçiqit, si: Tanjug, Happy TV, EuroNews, etj. 

Kompania shtetërore që drejton Lluçiq ka aksione tek “Banka Poshtanska Shtedionica” të cilën organet e Republikës së Kosovës e patën mbyllur në gusht të 2024, sepse operonte pa liçencë në vendin tonë e ishte burim i qarkullimit të pagesave fantome me dinarë serb.

Gjithashtu, sipas vet fjalëve të tij në një emision (min. 02:55), Lluçiq deklaronte se kompanisë së tij bijë në Kosovë – mts DOO i kishte lidhur marrëveshje qiraje me “Postën e Serbisë”, “postë” kjo e cila vepronte në vendin tonë ilegalisht (pa liçencë) e në objekte që ja kishte uzurpuar Postës së Kosovës. Edhe kësaj “poste” ju vë dryri nga organet kompetente të Republikës tonë në gusht të 2024 e janar të 2025. Në këtë emision Lluçiq ishte bashk me Zoran Anxhellkoviç – ish-administratorin e dhunshëm të Millosheviqit në Kosovë e pronarë mediash në Serbi, sot Kryesuesin e Bordit të ndërmarrjes shtetërore serbe “Posta e Serbisë” e të “Hekurudhave të Serbisë”

Vlladimir Lluçiq dhe Zoran (Baki) Anxhellkoviq të ftuar në një emision të EuroNews – edhe kjo një franshizë tek “Telekom Srbija”.

“Telekom Srbija” – operatori shtetëror serb i komunikimeve elektronike, kabllore e mediale është ndër veglat kryesore të Vuçiqit për të manipuluar opinionin publik në Serbi e për zbatimin e “Botës Serbe” në Ballkan. Të bëmat e saj kanë qenë të sanksionuara edhe në Evropë, sikurse rasti kur “Telekom Srbija” kishte aktuar si proxy i Russia Today e i Sputnikut rus në Gjermani. Kjo vegël e Serbisë ka shtrirje edhe në Kosovë, konform një marrëveshjeje të nënshkruar në Bruksel nga Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiq në vitin 2015.

Së fundmi, “Telekom Srbija” – ky predator shtetëror serb, e ka blerë edhe të vetmen kompani mediale që i ka rezistuar diktaturës së Vuçiqit në Serbi – United Group. Disa ditë pas kësaj blerjeje, Projekti për Raportim të Krimit të Organizuar e Korrupcionit, publikoj përgjime që tronditën opinionin në Serbi e më gjerë. Në këto audio-materiale, autencitetin e të cilave e kanë konfirmuar palët, Lluçiq i drejtohej drejtorit të ri të kompanisë me fjalët: “… me kërkesë të Vuçiqit duhet t’i largosh nga puna këta redaktorë e gazetarë”.

“Screenshot” nga mediet në Serbi që përshkruan presionin që prokurorët e regjimit në Serbi i bëjnë gazetarëve në lidhje me skandalin e përgjimeve të Lluçiq.

Televizioni “NewsMax TV” dhe franshiza për Ballkan e dhënë tek “Telekom Srbija”

Televizioni “NewsMax TV” është një kanal televiziv amerikan në pronësi të Newsmax Inc., i përshkruar si konservator, pro-Trump, i krahut të djathtë, herë herë edhe i ekstremit të djathtë.

Programacioni i këtij rrjeti televiziv përbëhet kryesisht nga “talk show” të mbështetura në opinione politike, transmeton një format lajmesh e bisedash, përgjatë gjithë ditës e natës, kurse fundjavave emeton dokumentarë e filma.

Newsmax, Inc. është një kompani amerikane lajmesh e komentesh të opinioneve politike, që mbanë në pronësi medie dixhitale e rrjete televizive. NewsMax Inc. është themeluar nga Christopher Ruddy në vitin 1998. Christopher Ruddy, i lindur më 28 janar 1965, është një gazetar dhe menaxher biznesi. Z. Ruddy një person me pikëpamje konservatore politike, është drejtor ekzekutiv e pronar madhor i Newsmax Media.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Kosova dhe Shqipëria bënshkruajnë marrëveshje të re për punësim

Aurona Pelaj është dënuar me 2 vjet e 3 muaj burgim

Maqedonci: Në vitin 2029, Ushtria e Kosovës do të jetë e gatshme për mbrojtjen e territorit

Bie nga kati i tretë i një ndërtese, vdes 46-vjeçarja në Shtime

Jeton Sopa 21/11/2025 21/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
17° _ 17°
70%
1 km/h
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Spanja eliminon Portugalinë, Ronaldo largohet me lot në sy
23:19 -06/07/2026
MPJD-ja u bën thirrje qytetarëve të mos kalojnë nëpër Serbi
22:55 -06/07/2026
AUV demanton “Vitën” dhe mediat: Rezultatet e mostrave të 2 korrikut ende nuk kanë dalë, opinioni po dezinformohet
22:31 -06/07/2026
Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
22:04 -06/07/2026
Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade
21:29 -06/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?