Përkundër së projekti për zgjerimin e rrugës “”Skënderbeu” në Suharekë është anuluar nga Ministria e Infrastrukturës. Komuna e udhëhequr nga Bali Muharremaj i AAK-së, lidhur për projektin në fjalë ka vendosur ta shpërblejë me kontratë me vlerë prej 858 mijë e 718 eurosh, kompaninë “Hidroterm” që është në pronësi të familjarëve të Blerim Kuçit, përcjellë KosovaNews.
Lidhur me këtë çështje, ka reaguar dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Therandë, duke thënë se: “ashtu sikurse projekti për ndërtimin e sheshit që është bërë për të qenë në funksion të ish kryetarit Kuçi, ashtu edhe ky projekt do të jetë në shërbim të projekteve të tij që i ka publikuar.”.
Sipas tyre, nuk është e rastësishme që gjatë 6 viteve të qeverisjes Muharremaj, “Hidrotermi” oferton për këto dy projekte dhe në të dyat është fitues.
Duke e postuar rezultatin e prokurimit si dëshmi, LVV-ja në Therandë, ka thënë së Komuna e Therandës është vënë në shërbime të interesave të ngushta të shoqëruesve të ngushtë të kryetarit Bali Muharremaj.

Postimi i Plotë:


