Përfaqësuesit e Kompanisë “AmeriFreight HOLDING LLC”, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Simeon S. Stoilov dhe Vladimir Vladimirov, shprehën interesimin e tyre që përmes kësaj kompanie të investojnë në sektorin energjetik në Kosovë.
Këtë e bëri të ditur Zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj i cili tha se ky investim do të ndihmonte në periudha afatgjata në të ardhmen duke implementuar teknologjitë më të mira që ata posedojnë.


