KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komiteti HatTrick i UEFA-s viziton FFK-në
Sport

Komiteti HatTrick i UEFA-s viziton FFK-në

Kosova News
Kosova News 20:39 -12/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një delegacion i Komitetit HatTrick të UEFA-s, i kryesuar nga zëvendëspresidentët Karl Erik Nilsson dhe Armand Duka, ka vizituar Federatën e Futbollit të Kosovës, ku është pritur nga presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm në detyrë, Markus Weidner.

Gjatë vizitës, delegacioni është njohur nga afër me projektet dhe punën që FFK po bën për zhvillimin e futbollit në vend.

Sipas komunikatës së FFk-së, Karl Erik Nilsson ka vlerësuar angazhimin e federatës kosovare, duke theksuar se qëllimi i programit HatTrick është të inkurajojë federatat anëtare të përmirësohen në të gjitha aspektet.

“FFK ka bërë hapa të rëndësishëm në ngritjen e standardeve të futbollit. Ne jemi të lumtur të shohim progresin dhe të ofrojmë mbështetjen tonë për projekte që ndihmojnë zhvillimin e këtij sporti”, ka thënë Nilsson.

Komiteti HatTrick, një nga organet më të rëndësishme vendimmarrëse të UEFA-s, këtë vit ka përzgjedhur Kosovën për të organizuar një nga mbledhjet e tij të rëndësishme, e cila synon të ofrojë ndihmë për realizimin e projekteve të federatave anëtare.

Gjatë qëndrimit në FFK, anëtarët e delegacionit panë nga afër zyrat dhe ambientet e federatës, të cilat janë ndër projektet e mbështetura nga programi HatTrick. Ata gjithashtu kanë takuar administratën e FFK-së, e cila tashmë numëron rreth 50 punonjës, një rritje e ndjeshme falë mbështetjes së këtij programi.

Në delegacionin e UEFA-s ishin të pranishëm edhe George Koumas, Michail Kassabov, Marie Coipel, Wojciech Cygan, Niccolò Donna, Kaarlo Kankkunen, Armen Melikbekyan, Muamed Sejdini, Zoltán Roskó, Samuel Scheidegger, Ane Guro Skaare-Rekdal dhe përfaqësuesi i FIFA-s, Marco Ferri.

Gjithashtu lexoni:

Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale

Spanjë – Belgjikë, formacionet zyrtare

Francë – Marok, formacionet zyrtare

Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026

Kosova News 12/03/2025 12/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet një person në Kaçanik për sulm dhe kanosje
19:32 -12/07/2026
25-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë
19:26 -12/07/2026
Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen tre persona
18:23 -12/07/2026
Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën
17:58 -12/07/2026
Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?