Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës miratoi sot planin e veprimit të Komisionit.
Ndërkohë, me dyer të mbyllura për media, Komisioni shqyrtoi CV-të e kandidatëve për ekspertë.
Me iniciativë të opozitës, veçmas të PDK-së, në fillim të muajt maj, Kuvendi i Kosovës ka formuar Komisionin Hetimor Parlamentar, lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës, i cili udhëhiqet nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.