KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komisioni Evropian: Kosova vazhdon t`i përmbushë kërkesat e liberalizimit
Politikë

Komisioni Evropian: Kosova vazhdon t`i përmbushë kërkesat e liberalizimit

Kosova News
Kosova News 17:31 -09/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë raportuar te Komisioni Evropian një rritje të konsiderueshme të kërkesave të pabazuara për azil të paraqitura nga qytetarët e Kosovës që nga fillimi i vitit 2024.

Sipas raportit vjetor për vizat, që e përpilon Komisioni Evropian, në shtatë muajt e parë të vitit 2024, janë paraqitur 3905 kërkesa nga qytetarët e Kosovës në shtetet anëtare të BE-së, që paraqet 108 për qind rritje të kërkesave në krahasim me periudhën  e njëjtë të vitit të kaluar.

Bëhet fjalë për informata të cilat në komision i kanë deponuar shtet anëtare, ndërsa në pranverë të vitit 2025 do të publikohen shënimet e EUROSTAT (Zyra statistikore e BE-së) rreth asaj se çfarë implikime ka liberalizimi i vizave për kosovarët në çështjet e migracionit në zonën Schengen.

Në raportin  e publikuar konfirmohet se është formuar një grup punues për shkëmbim të informatave mes shteteve anëtare dhe Kosovës me qëllim të monitorimit të tendencave të migrimit të parregullt dhe azilit.

Komisioni Evropian, megjithatë, konsideron se Kosova në përgjithësi, vazhdon të përmbushë kërkesat për liberalizimin e vizave, por nënvizohet domosodshmëria për përpjekje të mëtejshme.

Nga Kosova mes tjerash pritet që të harmonizojë politikën e saj të vizave me atë të BE-së. Bëhet fjalë për 16 shtete qytetarët e të cilave gëzojnë lirinë e lëvizjes në Kosovë por jo edhe me BE-në. Harmonizimi nënkupton vendosjen e regjimit të vizave për të gjitha shtetet që iu duhet viza për në BE.

Mungesa e harmonizimit, thuhet në këtë raport, kontribuon në një rrezik të shtuar të migrimit të parregullt drejt BE-së përmes rrugës së Ballkanit Perëndimor.

Komisioni Evropian rekomandon që në pritje të harmonizimit të plotë, duhet të futet një kontroll më rigoroz i hyrjeve pa viza të shtetasve të vendeve të treta, veçanërisht atyre nga vendet që paraqesin rrezik sigurie ose migrimi të parregullt.

Nga Kosova gjithashtu pritet që të shtysë iniciativat me qëllim të  monitorimit të kërkesave të pabazuara për azil, përfshirë këtu rinisjen e fushatave ndërgjegjësuese për të informuar qytetarët rreth rregullave që zbatohen për të udhëtuar në zonën Schengen dhe duke aplikuar kontrolle më të rrepta para nisjeve.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizon Ramiz Rrustën si kandidat për Klinën

Osmani takon kryetarin e JICA-s, temë projektet zhvillimore në Kosovë

Sveçla: Serbia po përdor qytetarë të Kosovës për destabilizim të brendshëm

Hill: SHBA-ja nuk ndërhyn, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

Presidentja Osmani takim me Kryetarin e Parlamentit të Japonisë: Synojmë thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë

Kosova News 09/12/2024 09/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
73%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti viziton Panairin e 25-të të Librit në Prishtinë
15:53 -14/06/2025
Distria Krasniqi fiton edhe duelin e dytë, kalon në çerek-finale
15:21 -14/06/2025
Serbia thotë se Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë të MPB-së serbe dhe një ish-polic
15:17 -14/06/2025
Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizon Ramiz Rrustën si kandidat për Klinën
14:20 -14/06/2025
KFOR-i amerikan realizon stërvitje me helikopter përgjatë kufirit me Serbin
13:47 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?