KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komisionerja e BE-së për zgjerim thotë se menjëherë pas zgjedhjeve në Kosovë do të ketë lëvizje për dialogun
Politikë

Komisionerja e BE-së për zgjerim thotë se menjëherë pas zgjedhjeve në Kosovë do të ketë lëvizje për dialogun

Kosova News
Kosova News 13:13 -14/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisionerja e Bashkimit Evropian për zgjerim, Marta Kos, e ka përmendur shkurtimisht Kosovën duke folur para deputetëve në Komisionin e politikës së jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel të martën.

Ajo tha se zgjerimi i BE-së sot është ndryshe nga mënyra se si ishte para katër a pesë vjetësh dhe se tashti “kemi një moment të ri pozitiv në BE”.

“Për herë të parë në dhjetë vitet e fundit kemi mundësinë që gjatë mandatit tonë të anëtarësojmë në BE një, dy apo tri vende të reja anëtare. Por u kam thënë partnerëve javëve të fundit se nuk do të ketë lëshime kur janë në pyetje kriteret themelore dhe vlerat e BE-së“, ka thënë ajo.

Për Kosovën, ajo foli krejt në fund kur u pyet nga një deputet i Parlamentit Evropian se çfarë pret nga zgjedhjet në Kosovë.

“Kosova. Nuk e përmenda Kosovën. Atje do të ketë zgjedhje. Nuk pres se do të mund të lëvizim para zgjedhjeve por shpejt pas zgjedhjeve duhet të lëvizim. Sepse nuk mund të flasim për rajonin e Ballkanit Perëndimor nëse nuk flasim për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës ose ndaras se çfarë Kosova është duke bërë e çfarë është duke bërë Serbia”, tha Kos.

Komisionerja ndërkaq ka thënë se këtë vit pret zhvillime pozitive në procesin e zgjerimit ku pret progres më të madh sesa që ka pasur një djetë vitet e fundit.

“Mund të kemi përparim gjatë presidencës polake më shumë sesa që kishim në dhjetë vjetët e fundit, mund të kemi deri në dhjetë konferenca ndër qeveritare“, ka thënë ajo.

Kos gjithashtu ka paralajmëruar se së shpejti do të vizitojë Malin e Zi por edhe Shqipërinë, vende të cilat ajo i sheh si më të avancuarat në procesin e zgjerimit.

“Mali i Zi ka vizion të mbarojë negociatat deri më 2026 dhe Shqipëria deri në vitin 2027. Ne do i mbështesim ato por duhet një punë shumë e madhe. Parimi i procesit të bazuar në merita duhet të jetë i vlefshëm edhe për vendet kandidate por edhe për vendet anëtare të BE-së. Pra kur kandidatët të përmbushin kriteret atëherë vendet e BE-së duhet të mundësojnë ecjen përpara“, ka thënë ajo.

Pas zgjedhjeve që mbahen më 9 shkurt në Kosovë, pritet që shefja e re për politikë të jashtme e BE-së, Kaja Kallas, të realizojë turneun e parë të saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në anën tjetër, I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka paralajmëruar tha se fokusi i kësaj jave në Bruksel do të jetë te takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

Kmisioni i Përbashkët është pjesë e Deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur, të cilën Kosova dhe Serbia e kanë arritur në vitin 2023, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Në takimin e fundit në Bruksel më 17 dhjetor të vitit të kaluar, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, kanë thënë se janë pajtuar për zbatimin e plotë të deklaratës për personat e zhdukur. /REL/

Gjithashtu lexoni:

MINT publikon çmimet e derivateve, nafta dy cent më lirë se dje

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Kosova News 14/01/2025 14/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin, Kosova e Bosnja më të cenueshme
12:37 -14/06/2026
Gjermania dhe Holanda nisin sonte rrugëtimin e tyre në Botëror
11:17 -14/06/2026
Brazili dhe Maroku ndajnë pikët në një spektakël të vërtetë
11:07 -14/06/2026
Operacion për krime lufte në rastin “Reçaku II”, arrestohen pesë persona në Kosovë
10:45 -14/06/2026
Mbi 23% e votave të diasporës të numëruara, prin VV-ja
10:23 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?