Një gjykatë ushtarake ruse e Apelit ka dënuar me 5 vite burg sociologun Boris Kagarlitsky, i cili kundërshtoi luftën në Ukrainë.
Gjykata rriti ndjeshëm dënimin e shkallës së parë, që përfshinte lirimin e profesorit të universitetit marksist dhe një gjobë prej rreth 6000 eurosh.
Kagarlitsky u akuzua për “justifikim të terrorizmit”, sipas avokatit të tij, për një postim në të cilin ai analizonte pasojat ushtarake të sulmit në urën e Krimesë në tetor 2022. Sociologu u arrestua më 25 korrik të vitit që lamë pas.
Arrestimi i tij ka sjellë pakënaqësi në të gjithë botën, ndërsa janë bërë thirrje për lirimin nga burgu.