KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komandanti i KFOR-it: Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi, thelbësor e domosdoshmëri politike
Siguri

Komandanti i KFOR-it: Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi, thelbësor e domosdoshmëri politike

Kosova News
Kosova News 17:31 -25/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Oezkan Ulutash, ka thënë se vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi mbetet thelbësor dhe se është i mundur, por që sipas tij, kërkon guxim dhe përkushtim nga të dyja palët. 

Kështu është shprehur ai nga selia e NATO-s në Bruksel, gjatë fjalimit të tij për përmbylljen e mandatit si komandant i KFOR-it. 

Ulutash ka thënë se dialogu nuk është thjeshtë domosdoshmëri politike. 

“Pavarësisht dallimeve të tyre, të gjitha komunitetet në Kosovë ndajnë shpresën e përbashkët për të ardhme paqësore dhe të begatë. Tensionet ende ziejnë dhe mosbesimi midis komuniteteve pengon përparimin. Dialogu politik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës vazhdon të përballet me pengesa. Në këtë drejtim, NATO-ja dhe KFOR-i mbështesin plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja për zgjidhje të qëndrueshme të çështjeve në pritje. Mbetem optimist se – me durim, këmbëngulje dhe qëndrim konstruktiv nga të gjitha anët – këto pengesa mund të kapërcehen”, ka shtuar ai. 

Ai tutje ka bërë thirrje për komunitetet në Kosovë që t’i vazhdojnë përpjekjet për mirëkuptim dhe bashkëpunim. 

“Kjo përvojë më ka thelluar të kuptuarit se sa kritike janë bashkëpunimi dhe besimi për ruajtjen e paqes në mjedise komplekse. I bëj thirrje të gjitha komuniteteve që të vazhdojnë përpjekjet për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Vazhdimi i dialogut politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit mbetet thelbësor dhe besoj fort se është e mundur. Megjithatë, kjo kërkon guxim dhe përkushtim të vërtetë nga të dyja palët. Ky dialog nuk është thjesht një domosdoshmëri politike, por edhe morale për hir të brezave të ardhshëm”, ka shtuar ai.

Komandanti i misionit të Aleancës Veriatlantike në Kosovë tutje ka thënë se kanë parandaluar rreziqe për krijim të situatave që mund të çonin në incidente apo përshkallëzim. 

Pas marrjes së detyrës të Ulutashit në krye të KFOR-it, ky mision pati katërfishuar praninë në veri të vendit, ndërsa patën trefishuar numrin e patrullimeve, përfshirë ato përgjatë vijës kufitare me Serbinë.

“Pas ngjarjes së 24 shtatorit, NATO ka dislokuar gati 1000 trupa shtesë në KFOR. Ne kemi katërfishuar praninë e KFOR-it në veri të Kosovës dhe kemi trefishuar numrin e patrullimeve, duke përfshirë edhe përgjatë vijës kufitare administrative. Këto janë hapa të kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar mjedis të sigurt, për të gjithë njerëzit në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, pati thënë ky mision për KOHËN atëkohë. 

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

Kosova News 25/09/2024 25/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?