Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Ozkan Ulutash, ka pritur sot në takim presidentin e Republikës së Sllovakisë, Peter Pellegrini, në selinë e KFOR-it në Camp Film City, në Prishtinë.
Gjatë takimit, gjeneralmajori Ulutash i ka informuar mysafirët për situatën e sigurisë në Kosovë dhe për angazhimet e vazhdueshme të KFOR-it.
Ai ka theksuar përkushtimin e palëkundur të misionit për të kontribuar në ruajtjen e sigurisë afatgjatë në gjithë territorin e Kosovës. Po ashtu, Ulutash ka vlerësuar lart kontributin e Sllovakisë në kuadër të KFOR-it dhe rolin e saj në forcimin e stabilitetit rajonal.


