KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komandanti i FSK-së qëndron në vizitë zyrtare në Turqi
Siguri

Komandanti i FSK-së qëndron në vizitë zyrtare në Turqi

Kosova News
Kosova News 17:46 -22/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

KOMFSK, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me ftesë të homologut turk, gjeneral Jashar Guler, Komandant i Forcave të Armatosura të Turqisë, është duke realizuar vizitë zyrtare në Turqi nga data 20 deri 23 qershor 2022.

Gjatë qëndrimit në Turqi, gjeneral Jashari nën shoqërimin e gjeneral Guler, u prit në takim zyrtar nga Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Z. Hulusi Akar.

Në takim me ministrin Akar, KOMFSK, gjenerallejtënant Jashari,  diskutoi për një sërë çështjesh, duke filluar nga zhvillimet e sigurisë në Evropë, ato në rajon dhe sfidat në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes. Temë e veçantë diskutimi ishte mbështetja e Turqisë për Kosovën për pjesëmarrje në programin e ‘Partneritetit për Paqe’ dhe drejt anëtarësimit në NATO.

Veç tjerash, me ministrin e Mbrojtjes, KOMFSK,  gjeneral Jashari, diskutoi  për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ngushtë nga shteti dhe Ministria e Mbrojtjes së Turqisë drejt modernizimit të sistemeve dhe pajisjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjeneral Jashari u prit me nderime të larta edhe në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, prirë nga gjenerali Guler. Në takim në Shtabin e Përgjithshëm, u diskutua pjesëmarrja e FSK në ushtrimin fushor ndërkombëtar në Turqi EFES-2022, që ka përfunduar disa ditë me herët me një performancë të shkëlqyer të pjesëtarëve të FSK-së.

Gjeneral Jashari vizitoi edhe Shtabin e Forcës Tokësore dhe Komandën e Forcave Speciale, ku nga afër KOMFSK u njoftua me zhvillimet dhe kapacitetet e këtyre njësive dhe me komandantët e komandave, të cilët u dakorduan që të rritet numri i pjesëtarëve pjesëmarrës të FSK-së në trajnime dhe shkollime profesionale që ofrohen nga komandat në fjalë.

Vizitën zyrtare gjeneral Jashari e ka vazhduar në qytetin e Stambollit, ku është pritur me ceremoni nga kryetari i Komunës së Bajrampashës, ku ka vizituar parkun “Adem Jashari” në këtë komunë. /rtklive/

Gjithashtu lexoni:

IQMT intensifikon aksionin: Nga cigaret elektronike te kontrollet e rrepta në markete për duhanin

Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë

Prokuroria: Dëshmitari i parë që ishte shënjestruar nga Hashim Thaçi ishte Sylejman Selimi

Vdes i paraburgosuri në QKUK, ishte dërguar nga Burgu i Sigurisë së Lartë

Prokurorja e specializuar për Thaçin: U përpoq ta pengonte procesin, u kap me shumë orë incizime

TAGGED: Bashkim Jashari, FSK, Hulusi Akar, Jashar Guler
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?