Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e të enjtes në Romë me 6 kg kokainë.
Mediat italiane bëjnë me dije se i riu shqiptar është shtetasi Myftar Balliu. Ai u kap brenda një apartamenti në Corso Lazio.
Në banesën e tij u gjetën jo vetëm sasi e madhe e kokainës por edhe 5 zarfe me drogë që ai i mbante të ekspozuara në një mobilie të dhomës së ndenjes, ndoshta një demonstrim që droga sapo ishte dorëzuar.
E peshuar, lënda rezultoi të jetë 5.4 kilogramë, së cilës iu shtua edhe gjysmë kilogrami në një mbështjellës tjetër.
Megjithatë, kërkimi ka vazhduar në kuadër të të cilit u gjetën dhe sekuestruan 36.560 euro cash, 90 gram hashash, një peshore precize, një makinë ambalazhimi me vakum.
Balliu, i mbrojtur nga avokati Marco Maietta, ka shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur përpara gjyqtares hetuese Ida Logoluso e cila ka vërtetuar arrestimin dhe ka vendosur masën e sigurisë në burg për të ndërprerë çdo lidhje mes të dyshuarit dhe kontekstit kriminal.
Për gjyqtarin hetues, duke marrë parasysh veprimtarinë e punës së burrit, vlerën e madhe të drogës dhe sasinë e parave të sekuestruara, si burim kryesor i të ardhurave duhet të konsiderohet edhe veprimtaria e ndalimit për trafik droge.


